Flash

Përmbysje e madhe e kuqezinjve të Bushit: Shqipëria U 21 shkon nga 0-2 në 3-2 kundër Rumanisë

Lapsi.al 12 September 2023
Përmbysje e madhe e kuqezinjve të Bushit: Shqipëria U 21 shkon

Fitore e madhe e kombëtares U 21 në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Europianit. Kuqezinjtë e rinj mposhtën me përmbysje Rumaninë, duke rikuperuar disavantazhin e dy golave, për një 3-2 final plot emocione. Shpendi, Berisha e Pajaziti i dhanë fitoren skuadrës së Alban Bushit, që udhëheq grupin me pikë të plota.

Minutat e para ishin shumë të balancuara. Skuadrat qarkulluan topin, pa krijuar raste për shënim. Sinjali i parë ishte i rumunëve, në minutën e 14, me Borza që nuk gjeti kuadratin. Miqtë kishin impaktin më të mirë me lojën dhe provuan me kapitenin Munteanu nga distanca: ngjitur me shtyllën pingule. Pjesa e parë mbyllet me një barazim 0-0 pa shumë raste të pastra për shënim.

Rumania zhbllokoi rezultatin menjëherë pas rifillimit. Grameni, goditi saktë në zonë pas një krosimi nga e djathta duke e depozituar topin në rrjetë. Reagimi i U 21 kuqezi ishte i shpejtë me Arda Kurtulan që u ndal nga traversa, ndërsa goditja e Buxhelaj u largua në linjë nga mbrojtësit rumun. Shqipëria U 21 u shty përpara dhe rrezikoi me Shpendin, por pësoi golin e dytë në minutën e 58'. Lilo grushtoi goditjen e parë, por Borza shënoi në tentativën nga afër.

Reagimi i kuqezinjve ishte fantastik. Pesë minuta më pas Berisha shërbeu për Cristian Shpendin, që ngushtoi difernecën. Goli u dha zemër kuqezinjve që këmbëngulën dhe barazuan në minutën e 70. Kapiteni Medon Berisha lëshoi një predhë nga distanca, duke barazuar shifrat në 2-2. Përmbysja u kompletua tre minuta nga fundi kur Pajaziti, bëri 3-2 brenda zonës. Shpërthen festa në “Elbasan Arena” me kuqezinjtë që më në fund arrijnë të kalojnë në një avantazh të merituar. Tre pikë të rëndësishme për kombëtaren e Bushit, që renditet në vendin e parë të Grupit E me 6 pikë pas dy ndeshjeve të para.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI