Flash

Video/ Luajti kundër këshillës së mjekut, i dha fitoren kombëtares: Pajaziti, Shpendi e Berisha tregojnë përmbysjen

Lapsi.al 13 September 2023
Video/ Luajti kundër këshillës së mjekut, i dha fitoren

Një fitore e madhe me përmbysje, ashtu si pothuaj kombëtarja U-21 nuk e kishte bërë kurrë më parë. Rumania, në avantazhin e dy golave, u shemb nën goditjet e kuqezinjve Cristian Shpendi, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti. Shqipëria U-21 triumfon kështu me përmbysje 3-2 ndaj Rumanisë U-21, në kualifikueset e Kampionatit Europian 2025. Autorët e tre golave të përmbysjes së ndeshjes, Pajaziti, Berisha dhe Shpendi tregojnë për fshf.org se si ia dolën të fitonin ndeshjen.

LUAJTI I DËMTUAR

Adrion Pajaziti, pas dëmtimit të pësuar, doktori e kishte lejuar të luante vetëm 60 minuta ndaj rumunëve, por ai nuk pranoi të dilte nga fusha. Në fund me golin e tij i dha fitoren Shqipërisë U-21. “Të vjen nga shpirti, zemra, nga krenaria për këtë fanellë, na motivon shumë Kombëtarja A. Kemi ndjekur çdo ndeshje të tyre dhe i kemi parë duke fituar. Po na bëjnë krenarë dhe po na motivojnë shumë”.

KURAJO KAPITENI

Edhe kapiteni Medon Berisha nuk e ka fshehur lumturinë për golin e shënuar: “Jam shumë i lumtur që shënova gol me Kombëtaren. Nuk kam fjalë ta përshkruaj se si ndihesh kur shënon gol sepse luan për fanellën kuqezi. Jam shumë i lumtur për paraqitjen e skuadrës, sepse nga disavantazhi 2-0 kundër Rumanisë, është e vështirë të fitosh ndeshjen”.

ZËVENDËSIMI I DUHUR

Sulmuesi i Cesena në Serie C, Cristian Shpendi, hyri në fushë në minutën e 61’ dhe dy minuta më vonë ngushtoi rezultatin në 1-2. Djaloshi kuqezi vlerësoi grupin e lojtarëve të kësaj Kombëtareje ndërsa ia dedikoi golin prindërve të tij. “Kur hyra, rezultati ishte 2-0 për Rumaninë dhe doja t’i jepja një ‘shkundje’ skuadrës. Jam shumë i lumtur që shënova golin e pare. Pastaj skuadra mori kurajo dhe shënuam edhe golin e barazimit dhe golin e fitores. Nuk kemi pse shkojmë larg me objektiva, por duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, me synimin për t’i fituar ato. Golin ia dedikoj nënës dhe babait tim, të cilët ishin sot në stadium për të më parë”.

https://youtu.be/4eDE8MFbqXk

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI