Flash

Video/ Tirana përmbys Skënderbeun: Kaina, Qefalija e Hasani i shkaktojnë humbjen e parë Gvozdenovic

Lapsi.al 14 September 2023
Video/ Tirana përmbys Skënderbeun: Kaina, Qefalija e Hasani i

Tirana merr kryesimin e Superiores në javën e tretë të kampionatit. Bardheblutë kanë marrë tre pikë shumë të rëndësishme, duke mundur 3-1 Skënderbeun në “Selman Stërmasi”. Kthimi në shtëpi ka qenë me fat për kryeqytetasit, edhe pse u surprizuan që në minutën e dytë. Golit të Nikaj, iu përgjigjën Kaina Nunes, Qefalija dhe Florent Hasani.

[video width="720" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/ske.mp4"][/video]

Korçarët bënë befasinë në startin e ndeshjes, duke shënuar që në minutën e 2'. Nikaj zhbllokoi sfidën duke ia bërë punën më të vështirë bardhebluve, të cilëve iu desh kohë që të reagonin. Pikërisht kështu sepse bardhekuqtë u rreshtuan mirë në mbrojtje, duke lejuar pak hapësira. Barazimi, megjithatë, erdhi vetëm në minutat e fundit, kur Kaina me kokë mposhti portierin Alia. Një krosim i Përgjonit, u shfrytëzua nga braziliani, që i mori kohën mbrojtësit dhe mundi Alian.

[video width="480" height="226" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/kaina.mp4"][/video]

Në pjesën e dytë, sfida ishte e hapur dhe të dy palët patën mundësi për të shënuar. Me fat mund të konsiderohen kryeqytetsit që iu falën traversës në minutën e 52'. Me portierin të mundur, goditja e Juri përplaset në traversë e më pas Rashica godet jashtë. Mundësi e gabuar, gol i pësuar dhe Tirana përmbys rezultatin me mesfushorin Qefalija. Një goditje brenda zonës e devijuar mposhti për herë të dytë portierin e korçarëve.

[video width="320" height="150" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/qefalia.mp4"][/video]

Në shtesën e sfidës, me korçarët në sulm, Hasani gjeti hapësirën për të shënuar edhe golin tretë. Këpuca e Artë e sezonit të kaluar vulosi fitoren 3-1 në minutën e 98. Skuadra e Shehit ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ende e pamundur. Bardhekuqtë e Gvozdenovic provojnë humbjen e parë.

[video width="760" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/hasan.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI