Flash

Video/ "I la vetë golin, për fanellën": portieri i Ekuadorit Galíndez nën akuzë se i bëri një favor Messit

Lapsi.al 14 September 2023
Video/ "I la vetë golin, për fanellën": portieri i
Shi kritikash dhe ofendimesh për shkëmbimin e fanellave me Lionel Messi në fund të ndeshjes. Protagonist i historisë është Hernán Galíndez, portieri i Ekuadorit, i akuzuar në rrjetet sociale nga disa tifozë se ka pësuar vullnetarisht golin nga Pleshti në humbjen (1-0) ndaj Albicelste. Gjithçka për shkak të rrënjëve të portierit, i cili ka origjinë argjentinase dhe është rritur në Rosario, vendlindja e Leo Messi.

FYERJE DHE KRITIKA PËR SHKËMBIMIN E FANELLËS

Galíndez, në fund të ndeshjes kundër Argjentinës, e gjeti llogarinë e tij në Instagram të përmbytur me ofendime dhe kritika. “Ke pësuar gol qëllimisht nga shoku yt”, “Çfarë bën në kombëtaren e Ekuadorit, duhet të luash te një tjetër, me uniformën bardheblu”, “Por fanellën e ndërrove me Messin, eh.. . ". E gjitha kjo vetëm se pësoi një gol me goditje dënimi nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë. Këta tifozë në fakt kanë vënë në dyshim ndershmërinë e portierit. Sipas versionit të tyre, Galíndez e ka pësuar golin me vullnetin e tij të lirë. Prakitkisht e ka dënuar Ekuadorin me humbje, për shkak të origjinës së tij argjentinase. Megjithatë, duke gjykuar nga ekzekutimi i Messit, nuk duket se mund të ishte bërë më shumë...

GALÍNDEZ: "MË THANË SE KAM LEJUAR GOLIN ME QËLLIM"

Portieri ekuadorian, siç raporton Il Corriere dello Sport, shprehet kështu: "Më thanë që e lashë vetë golin. Më akuzuan se nuk jam i lidhur me fanellën dhe për këtë arsye e ndërrove me Messin pas një humbje. Më dhemb kur dëgjova që nuk e dua këtë vend. Jetoj prej 12 vjetësh ne Ekuador dhe mendoj se kam treguar shumë respekt dhe dashuri. Por gjithmonë më thonë që nuk kam lindur këtu. Kam luftuar shumë për të qenë ekuadorian, nuk do ta harroj kurrë ditën kur ia dola". Me sa duket, megjithatë, për dikë të pësojë një gol nga një goditje dënimi nga Messi e të shkëmbejë fanellën me të, është e barabartë me pranimin e fajit...

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI