Flash

Video/ Me 10 lojtarë për 76' Partizani reziston në Shkodër: Hoxha e Qarri japin spektakël në fund

Lapsi.al 14 September 2023
Video/ Me 10 lojtarë për 76' Partizani reziston në

Asnjë fitues, ndoshta dy portierët Qarri e Hoxha autorë të pritjeve shpëtimtare në fund të sfidës. Në Loro Borici mbyllet pa gola mes Vllaznisë e Partizanit. Nga një pikë, që nuk i përligj pretendimet e dy skuadrave, që tani janë në ndjekje të Tiranës kryesuese. Në Shkodër u luajt një ndeshje emocionuese, sidomos në pjesën e dytë. Skuadra e Memellit nuk arriti të shfrytëzojë superioritetin numerik, pas daljes me karton të kuq të Maguette.

Shkodranët e nisën ndeshjen me vrull. Të kuqebluve mundësitë më të mira në minutat e para. Partizani u mundua të përballojë presionin, por gjërat u komplikuan shpejt. Në minutën e 14', Maguette u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Zekic me një lojtar më pak. E megjithatë, të kuqtë rrezikuan më shumë, duke përdorur kundërsulmin. Të pafat kryeqytetasit në minutën e 22', kur goditja e Rrapaj u stampua në traversën. Bitsouka dhe Murataj kishin gjithashtu mundësitë e tyre dhe Partizani u duk se nuk e ndjente inferioritetin numerik, përkundrazi.

[video width="720" height="376" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/traversa.mp4"][/video]

Panorama ndryshoi në pjesën e dytë. Vllaznia mori thuajse plotësisht iniciativën, por krijoi pak raste para portës. Balaj ishte gjithnjë nën kujdesin e ashpër të prapavijës, së përforcuar edhe me aktivizimin e Kocijan. Sfida i kishte rezervuar megjithatë emocionet më të mëdha në fund. Kapiteni i rikthyer Hoxha bëri shpëtimtarin në goditjen e Gomes. Në anën tjetër, Qarri evitoi një gol të sigurtë, në kthesën e Mba brenda zonës dy minuta nga fundi. E në shtesë, Hoxha i mohoi golin e ish-it Malës, duke devijuar në kënd goditjen e tij, duke mbajtur në fuqi barazimin 0-0 deri në fërshëllimën e trefishtë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI