Flash

"E stërvis ekipin edhe 8 kundër 10". Zekic feston si fitore barazimin me 10 lojtarë, Memelli pranon rezultatin

Lapsi.al 14 September 2023
"E stërvis ekipin edhe 8 kundër 10". Zekic feston si fitore

“Ne kemi luajtur 85 minuta me një lojtar më pak. Sot treguam karakter, ishim të disiplinuar, si duhej ta bënim me 11 lojtarë. Ishim mirë me topin, në pjesën e parë kishim shumë mundësi. Ne kishim shanse por nuk shënuam. Ky është problemi ynë, se nuk shënojmë". Zoran Zekic feston si të kishte fituar në Loro Borici, pavarësisht 0-0 me të cilën u mbyll ndeshja me Vllazninë.

Tekniku kroat ka vlerësuar shumë sjelljen e të tijve, që edhe në fund shkuan pranë golit me Mba, pa harruar traversën e Rrapajt në pjesën e parë. "Ne deshëm të fitonim, shtymë lojtarët të krijonin raste e shënonin. Në një ndeshje të tillë mund të shënosh me goditje këndi apo godite dënimi. Bintsouka kishte një shans 100% për të shënuar, Rrapaj goditi traversën, edhe Mba kishte në fund 100% shans që të shënonte. Por çfarë të themi, ky është futbolli. Për këtë përgatitemi në stërvitje, edhe 8 kundër 10", zbuloi Zekic.

MEMELLI: REZULTATI I DREJTË

“Zhvillimi i lojës nuk na shkoi siç duhet, duhet të kishim bërë më tepër te pjesa e minutave të mbetura. Pjesën e dytë futëm Smajlin, që kishte vetëm 48 orë që erdhi nga Shpresat". Migen Memelli nuk gjen shumë justifikime, kur vjen puna të shpjegojë barazimin ndaj Partizanit që luajti me 10 lojtarë nga minuta e 14'. "Kur luan me një skuadër kompakte si Partizani, është e vështirë. Munduam të shtynim nga krahët, që të përfitonim dhe nga shtatëlartësia, por ishte një ndeshje e balancuar. Asnjë nga skuadrat nuk i dha mundësi për shënimi tjetrës. Ky rezultat ishte i drejtë gjatë gjithë këtyre 90 minutave".

Lexo më tej: Video/ Me 10 lojtarë për 76'; Partizani reziston në Shkodër: Hoxha e Qarri japin spektakël në fund

Pastaj edhe një shpjegim për 0-0 dhe pak rastet e krijuara: "Kemi vështirësitë te 1/3 e kundërshtarit. Edhe pse në 2 ndeshjet e para kemi shënuar. Partizani mbrohej me 8 lojtarë. Është e vështirë që t’i bësh gjërat në 30 metrat e fundit. Në futboll, nuk ia arrin ndonjëherë. Më e hapur do të ishte loja, në qoftë se Partizani do të luante me 11 lojtarë. Është e vështirë në Shqipëri kur skuadrat vendosen poshtë. Duhet të bënim më mirë, të ishim më të qartë. Normalisht që e vuajtëm pak presionin e rezultatit, u munduam goxha, bëmë gabime në pasime" e mbylli Memelli.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI