Flash

Video/ Përmbysje fantastike e Liverpool: 3-1 ndaj Wolverhampton me Gakpo, Robertson e Elliott

Lapsi.al 16 September 2023
Video/ Përmbysje fantastike e Liverpool: 3-1 ndaj Wolverhampton me Gakpo,

Java e pestë e Premier League është hapur me fitoren e vështirë të Liverpool. Reds i është dashur të rikthehen kundër një Wolverhampton të vendosur shumë mirë në fushë nga Gary O'Neil. Wolves kaluan në epërsi me Hwang Hee-chan. Por në pjesën e dytë zëvendësimet e Klopp rihapën sfidën. Gakpo (55'), Robertson (85') dhe Elliott nënshkruan 3-1 dhe përmbysjen fituese të Reds. Salah dhe shokët e tij kalojnë për momentin në krye me 13 pikë.

Përmbysje fituese për Liverpool, që mposhti, në Molineux, 3-1 Wolverhampton. Në fakt, ishte një ndeshje më e ekuilibruar nga sa sugjeron rezultati. Ndeshja nisi keq për Reds, që luajtën me Jarell Amorin Quansah, i lindur në 2003, mes titullarëve në mbrojtje. Vetëm 6 minuta u deshën dhe Wolves kaluan në avantazh. Pedro Neto vrapoi nga e djathta dhe frymëzoi Hwang Hee-chan, që shënoi duke përfituar nga një ndërhyrje jo e pakapshme e Alisson. Reagimi i Liverpool ishte i menjëhershëm, me Diogo Jota të pasaktë. Të besuarit e Klopp, megjithatë, rrezikuan në inkursionet e Pedro. Këtë herë Matheus Cunha gaboi kontrollin dhe në pushim shkohet me rezultatin 1-0.

Lexo më tej: Video/ Nunez përmbys Newcastle me dy gola në fund: Liverpool pushton St James Park me 10 lojtarë

LËVIZJA FITUESE E KLOPP

Klopp bëri një zëvendësim, duke hedhur në fushë Luis Diaz për një Mac Allister të shuar. Lëvizja dukej se nuk po funksiononte, derisa në minutën e 55' Reds barazuan. Salah gaboi goditjen, që u kthye në një krosim të ulët që Gakpo vetëm sa e shtyu në rrjetë. Wolves u ridizenjuan për të mbrojtur barazimin 1-1, por në fund u fundosën në këmbënguljen e Reds. Heroi i ditës ishte Robertson, që shënoi 2-1 (85') pas asistit të Momo Salah. Skocezi festuar kështu paraqitjen e tij të 200 në Premier League. Apoteoza e miqve erdhi në kohën shtesë, me Salah që shërbeu për Elliott që shënoi në minutën e 91' falë devijimit të Bueno. Liverpool fitoi 3-1 e feston pas 12 minutash shtesë, duke u ngjitur në 13 pikë. Wolverhampton ndalon në tre, duke mbetur në zonën e rënies.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI