Flash

Video/ City kthehet në krye të Premier League me tris në Londër: Brighton turpëron United

Lapsi.al 16 September 2023
Video/ City kthehet në krye të Premier League me tris në

Java e pestë e Premier League 2023/2024 sheh ende në krye të renditjes Manchester City me pikë të plota. Përfundon 3-1 ndaj West Ham, me golat e Doku, Bernardo Silva dhe Haaland. Turpërohet United me të njëjtin rezultat nga Brighton në Old Trafford. Seaguls tani janë në vendin e katërt me 12 pikë. Tottenham rikthehet mes minutave 98 dhe 100, për të thyer 2-1 Sheffield. Aston Villa përmbys në fund Crystal Palace, ndërsa Fulham mposht Luton 1-0.

Fitore me peshë e skuadrës së Pep Guardiola në transfertë. Dias, Doku dhe Rodri tentuan të përfitonin nga epërsia territoriale e Citizens, por avantazhi ishte i Hammers. Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 36' me një goditje me kokë të Ward Prowse. Një kundërsulm perfekt, i kurorëzuar pas një asisti të Coufal.

Lexo më tej: Video/ Përmbysje fantastike e Liverpool: 3-1 ndaj Wolverhampton me Gakpo, Robertson e Elliott

Reagimi i të besuarve të Pep Guardiola erdhi pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë. Blerja e re belge mori pasimin e Alvarez dhe shënoi në shtyllën e largët me të djathtën. Argjentinasi goditi shtyllën me një goditje dënimi të bukur pak minuta më pas, ndërsa Haaland sheh t'i mohohet goli nga Areola. Vetëm në minutën e 76' Bernardo Silva përmbysi rezultatin, duke bërë 2-1 nga fare pranë, në sugjerimin e Julian Alvarez. Në fund erdhi edhe trisi me vulën e pashmangshme të sulmuesit norvegjez. E majta e Haaland vulosi ndeshjen dhe lë kampionët në fuqi me pikë të plota. West Ham, në anën tjetër, mbetet dhjetë pikë prapa në renditje. 15 pikë për City, i ndjekur dy distanca larg nga Tottenham, ende i pamundur, ashtu si Liverpool, po me 13 pikë.

Premier League England

Wolves 1-3 Liverpool

Aston Villa 3-1 Crystal Palace

Fulham 1-0 Luton Town

Manchester United 1-3 Brighton

Tottenham Hotspur 2-1 Sheffield United

West Ham United 1-3 Manchester City

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI