Flash

Mkhitaryan, armeni që shkatërroi Milan: "Ne tullat e një muri, duam yllin e dytë"

Lapsi.al 17 September 2023
Mkhitaryan, armeni që shkatërroi Milan: "Ne tullat e një

"Jemi shumë të lumtur, sidomos unë. Është e rëndësishme që e kemi fituar këtë ndeshje sepse e nisëm shumë mirë sezonin. Duam të kemi vazhdimësi. Kemi fituar 5 derbi? Me tifozët tanë mund të bëjmë gjithçka, dua t'i falënderoj për mbështetjen e tyre edhe në katër sfidat derbi të vitit të kaluar”. Henrikh Mkhitaryan ishte protagonisti i madh në derbi me një dygolësh dhe një asistim.

“Ne të gjithë duhet të ecim përpara së bashku. Të gjithë jemi këtu për një objektiv, nuk ka rëndësi nëse luaj titullar – tha Mkhitaryan për Dazn në fund të ndeshjes –. Jemi 25 veta në ekip, nuk ka rëndësi nëse unë e nis nga fillimi ose nga pankina. Trajneri do të zgjedhë ndeshje pas ndeshje, nuk ka rëndësi kush luan dhe kush nuk luan. Duhet të jemi si tullat e një muri, njëri pranë tjetrit. Duam yllin e dytë".

Lexo më tej: Video/ Dikush t'i ndalojë, Inter zbret Djallin në Ferr: 5-1 në San Siro e derbi i pestë radhazi vishet zikaltër

E përsëri armeni vazhdoi të ekzaltojë tifozët me fjalë, ashtu si bëri në fushë ndaj Milan: "Ne kemi ndryshuar gjysmën e ekipit, por ata që kanë ardhur e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të luash për Inter. Mund ta shihni se si ata bëjnë diferencën. Titulli? Ne po ecim ngadalë, hap pas hapi, por duam yllin e dytë”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI