HOJLUND ZËVENDËSOHET, OLD TRAFFORD I TËRBUAR
Kundër Brighton ishte edhe ndeshja e parë e Rasmus Hojlund si titullar. Ish-sulmuesi i Atalantës është blerja e madhe në merkato dhe deri më tani nuk kishte gjetur hapësirë. Kundër Seagulls, Ten Hag e futi në lojë që nga minuta e parë dhe danezi arriti të shënonte, por goli më vonë u anulua nga VAR. Danezi më pas u zëvendësua nga Ten Hag, për t'i lënë hapësirë Martial. Por tifozëve në Old Trafford nuk i pëlqeu zëvendësimi dhe e mbyti me fishkëllima vendimin e teknikut holandez.Boos at Old Trafford by Manchester United fans who are unhappy with Erik ten Hag's decision to substitute Rasmus Højlund and bring on Anthony Martial. pic.twitter.com/vuSAC9kn4I
— KY⚽ (@ElijahKyama_) September 16, 2023