Flash

Garcia e zëvendësoi me Zerbin, shpërthen zemërimi i Kvaratskhelia: "Po çfarë po bën? Po përse?"

Lapsi.al 17 September 2023
Garcia e zëvendësoi me Zerbin, shpërthen zemërimi i

Khvicha Kvaratskhelia nuk ka shënuar gol që nga muaji mars dhe tensioni te Napoli ka filluar të rritet. Gjeorgjiani nuk është aspak i qetë dhe kjo është kuptuar në përplasjen me teknikun Rudi Garcia. Kvara nuk ka arritur të zhbllokohet as në barazimin 2-2 në Genoa, por ajo që shkaktoi diskutim ishte zëvendësimi i tij. Menjëherë pas barazimit dhe pikërisht para ofensivës finale, Garcia nxorri jashtë gjeorgjianin në minutën e 89', duke aktivizuar Zerbin.

Një lëvizje që i habiti të gjithë dhe që krijoi interpretime të ndryshme mes tifozëve dhe specialistëve të fushës. Sigurisht, një lëvizje që, mbi të gjitha, mërziti vetë Kvaratskhelia: "Çfarë po bën? Po përse?" tha ai duke iu kthyer trajnerit në pankinë. Garcia nuk ka dashur të komentojë episodin pas ndeshjes, duke u ndalur te meritat e Zerbin. E megjithatë, pas një viti pa fjalë apo sjellje të pavend nga gjeorgjiani, erdhi shenja e parë e vuajtjes, në ndeshjen e tretë me trajnerin e ri.

Lexo më tej: Video/ Bani e Retegui iluzionojnë Genoan, Raspadori e Politano shpëtojnë Napolin

Napoli rrezikoi shumë kundër Genoa, në javën e 4-rt të Serie A, por në fund gjeti barazimin 2-2. Humbja e dytë radhazi u shmang, por Inter është shkëputur 5 pikë në krye të renditjes. Në minutën e 40′ Bani mposhti Meret me kokë. Pastaj Retegui gjeti golin e dytë në minutën e 56′ me një kthesë të bukur. Garcia, sidoqoftë, i nxorri kartat fituese nga pankina. Raspadori shkurtoi rezultatin në minutën e 76′ me një goditje të shkëlqyer me të majtën. Barazimi erdhi nga këmbët e Politano, në minutën e 84′, me një të majtë të shkëlqyer fluturimthi.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI