Flash

“Kjo fitore është për shokun tim të sëmurë”: Deliallisi tregon motivimin e fitores, Di Biaggio mbron Rexhepin

Lapsi.al 17 September 2023
“Kjo fitore është për shokun tim të

“Dua të komplimentoj djemtë për luftën dhe sakrificën. Ishte një fitore mëse e merituar. Ishte një ndeshje me dy tablo. Në fillim e dominuam kundërshtarin, duhej të kishim shënuar edhe një gol tjetër. Përvec atij goli të shënuar, nuk kam parë ndonjë rrezik të madh nga Dinamo dhe nuk kam parë ndonjë pritje të rrezikshme të portierit tonë". Alfred Deliallisi, trajneri i Erzenit, nuk e përmban entuziazmin pas fitores 2-1 kundër Dinamos. Duhet të jetë kështu në fakt, duke qenë se në pjesën e dytë kryeqytetasit rrezikuan me Kaçorrin e Denison, ndërsa me Prodanin goditën një traversë.

Nëse Di Biagio nuk arriti të dalë me pikë, ishte vetëm nga gabimi i pafalshëm i portierit Rexhepi. Ajo penallti e dhuruar i dha fitoren Erzenit, por Deliallisi sic duket është emocional dhe e ka një arsye: "I thashë djemëve që sot duhej të derdhnim gjak për të fituar. Kam një shokë shumë të ngushtë në një moment të vështirë. Kjo fitore i dedikohet Krenarit që uroj ta kalojë këtë situatë me sukses. Kjo fitore është për të”.

DI BIAGGIO: "REXHEPI PORTIER I MADH"

Në futboll, dihet, loja psikologjike është armë e fortë që trajnerët e përdorin për të mbrojtur lojtarët e tyre. Ky është rasti i Luigi di Biaggio, që ka mbrojtur portierin Rexhepi, pasi gafa skandaloze e tij i shkaktoi humbjen 2-1 përballë Erzenit. "Penalltia e Rexhepit ishte aksident, gjëra që ndodhin në futboll - tha tekniku italian -. Rexhepi është një portier i madh pasi na shpëtoi në ndeshjen e kaluar. Shpresojmë të ndodhi e kundërta me Partizanin, në këto ndeshje që i kishim të lehta në letër, nuk kemi bërë rezultat. Për mua Partizani dhe Tirana janë ekipet më të forta deri tani”.

Di Biaggio pastaj iu kthye sfidës me Erzenin, duke e parë sigurisht ndryshe nga tekniku Deliallisi: “Ne në 30 minutat e para nuk ishim në fushën e lojës, më pas nisëm që të rregullonim diçka. Në pjesën e dytë ishim të shkëlqyer, kundërshtari nuk kaloi fare gjysmëfushën tonë. Duhet të marrim gjërat e mira nga kjo ndeshje, ato që kemi bërë në pjesën e dytë. Erzeni vetëm largonte topin në pjesën e dytë" e mbylli Di Biaggio.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI