Flash

Gjejnë portofolin e Manuel Locatelli dhe e dorëzojnë në Continassa: dy tifozët habisin mesfushorin

Lapsi.al 20 September 2023
Gjejnë portofolin e Manuel Locatelli dhe e dorëzojnë në

Ngjarje e pazakontë e paplanifikuar në Continassa, qendra sportive e Juventus. Mëngjesin e sotëm bardhezinjtë zhvilluan stërvitjen e zakonshme me të ftuar special trajnerin e kombëtares Luciano Spalletti. Dy tifozë të bardhezinjve, të cilët mbërritën direkt nga Grosseto për të ndjekur seancën e ekipit të Max Allegri, gjetën një portofol jashtë JHotel. Ishte portofoli i mesfushorit Manuel Locatelli...

PORTOFOLI I LOCATELLI

Dy tifozët e Juventusit, të ardhur nga Toscana, ndodheshin pranë strukturës së akomodimit në Continassa dhe gjetën portofolin. Ata e dorëzuan menjëherë atë te stafi i hotelit. Më pas recepsionistët zbuluan se artikulli i përkiste mesfushorit Manuel Locatelli dhe e njoftuan menjëherë. Pasi mbërriti për të marrë portofolin e humbur, mesfushori ka falënderuar në mënyrë të veçantë dy tifozët.

Lexo më tej: Vlahovic i ndryshon mendje Juventus: Ristic, menaxheri i serbit, në Torino për rinovimin e kontratës

Padyshim që në portofol kishte para dhe dokumente. E kështu, përveç mirënjohjes ndaj dy tifozëve të ndershëm, Locatelli ka dashur t'u bëjë edhe një dhuratë. Mesfushori u ka premtuar t'u japë të dyve fanellën në shenjë mirënjohjeje. Padyshim një mëngjes për t'u mbajtur mend për dy tifozët e Juventus.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI