Flash

Gabigol nuk shihet me sy, tërbohen tifozët e Flamengo: sherr me zv/presidentin Braz

Lapsi.al 20 September 2023
Gabigol nuk shihet me sy, tërbohen tifozët e Flamengo: sherr me

Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, nuk mundi të lërë gjurmë në Europë ku erdhi me bujë te Inter. Brenda mureve të San Siro, braziliani e mbylli sezonin e tij të vetëm me nëntë paraqitje, një gol kundër Bolonjës dhe shumë keqardhje. Situata duket se po përsëritet tani në Brazil, ku Gabigol ishte në qendër të një sherri mes zv/presidentit të Flamengos, Marcos Braz dhe tifozëve.

Paraqitjet zhgënjyese të sulmuesit në fushë kanë qenë një nga shkaqet e përplasjes mes drejtuesit të klubit të Rio de Zhaneiros dhe tre tifozëve. Episodi ndodhi në një qendër tregtare në qytetin e njohur për statujën e Krishtit Shëlbyes dhe plazhet e Copacabana.

Sipas asaj që raporton gazeta 'Globo', Braz ka marrë fyerje dhe kërcënime me vdekje për vajzën e tij pesëmbëdhjetëvjeçare, që ishte në atë moment me të. Vetëm atëherë Braz reagoi duke goditur me shkelma dhe grushta një nga tre tifozët, ndërsa rojet e qendrës u detyruan t'i ndajnë me vështirësi. Në vendngjarje ndërhyri edhe policia, që, më shumë se një ore pas incidentit, shoqëroi drejtuesin brazilian në komisariat, për të nisur hetimet për ngjarjen.

Një episod që i shtohet asaj që ndodhi 29 gushtin e kaluar. Gabigol, atëherë në prag të ditëlindjes së 27, ishte protagonist i një proteste të rëndë nga ultras kuqezinj. Ata u pozicionuan jashtë shtëpisë së Barbosa në Itanhangá, në zonën perëndimore të Rio de Janeiro. Shtëpia, e cila supozohej të organizonte festën e ditëlindjes së sulmuesit, u rrethua nga një turmë nervoze që shpërtheu gjithë zemërimin e tyre për krizën që po kalonte klubi. Edhe në këtë rast është dashur të ndërhyjë policia, e cila është detyruar të gjuajë disa plumba gome për të qetësuar situatën.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI