Flash

Prapaskena me çmimin e Leao e protokolli UEFA: nuk e donte Mvp kundër Newcastle

Lapsi.al 21 September 2023
Prapaskena me çmimin e Leao e protokolli UEFA: nuk e donte Mvp

Një aksion shkatërrimtar, topi që mbetet prapa në driblimin e fundit dhe ajo thembra e sikletshme dhe e gabuar që bëri të murmuriste i gjithë San Siro. Që nuk ishte një mbrëmje gala, e kishte të qartë edhe vetë Rafael Leao, i cili në fakt ishte protagonist i një episodi kurioz në fund të ndeshjes së Champions League kundër Newcastle. Kjo u zbulua nga Gazzetta, e cila, shpjegoi, se portugezi ishte i befasuar dhe ndoshta edhe i mërzitur nga përzgjedhja si MVP e ndeshjes nga UEFA. Aq sa nuk ka dashur as ta tërheqë çmimin.

Fakti është se Rafael Leao u dorëzua vetëm ndaj protokollit të UEFA-s. Në fakt rregullorja e detyron lojtarin të marrë çmimin që i atribuohet në fund të ndeshjes. E megjithatë, pavarësisht njohjes nga institucioni që qeveris futbollin europian, duket se Leao i ka pranuar vetes se ishte protagonist i një mbrëmje negative.

Rafa është një lojtar shumë i ashpër me veten. Ai nuk kënaqet as kur gjërat shkojnë mirë dhe akoma më pak me mbrëmjet si ajo kundër Newcastle, ku gjithçka, ose pothuajse gjithçka, shkoi keq. Megjithatë, në një natë ters, distanca midis shkëlqimit dhe rrëzimit ishte minimale, e ndihmuar nga një top që u largua në kohën e duhur dhe pak para se t’i jepte mundësinë të shënonte një gol në një aksion që do të kishte mbushur faqet dhe titujt e gazetave.

Lexo më tej:Milan merr frymë lehtësisht për Maignan: asnjë dëmtim i rëndë, vetëm lodhje në fleksorë

Sigurisht që ajo takë e pasuksesshme duhet lënë pas dhe Leao kërkon të kthehet vendimtar për Milan, siç ka qenë gjithmonë. Për momentin, mbetet një barazim që komplikon pak Evropën e kuqezinjve dhe një çmim i fituar, mendon ai, pa meritë. Në Dortmund pas dy javësh, do të jetë koha për ta fituar në fushë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI