Flash

Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që shpëton klubin bardhezi

Lapsi.al 21 September 2023
Cristiano Ronaldo hedh në gjyq Juventus: zbulohet dokumenti që

Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldo dhe Juventus tani duket se është shkatërruar në mënyrë të pariparueshme. Pas implikimeve të njohura për rastin e letrës “sekrete” të Fabio Paratici, sulmuesi i Al-Nassr ka vendosur të padisë klubin bardhezi duke u mbështetur drejtpërdrejt në Kolegjin e Arbitrazhit në Coni, që zgjidh problemet mes lojtarëve dhe klubeve. Avokatët e futbollistit portugez i kanë kërkuar shoqërisë së kryesuar nga Gianluca Ferrero 19 milionë euro, të përfshira në buxhetin e pagave të vitit 2021.

Në shtëpinë e Juventus, megjithatë, çështja nuk ka shkaktuar shqetësim. Arsyeja është se, siç doli nga hetimet e kryera nga Consob dhe Prokuroria e Torinos, marrëveshjet janë respektuar. Përfshirë ato të futura në "dokumentet private" të famshme, me rikuperimin e tre nga katër pagesat mujore nga të cilat lojtarët kishin hequr dorë gjatë emergjencës Coronavirus.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport” Cristiano Ronaldo nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje të këtij lloji. Kështu, që portugezi ka braktisur çdo mundësi për të rikuperuar pagat e prapambetura. Edhe pse fleta e famshme e firmosur nga Giorgio Chiellini dhe Andrea Agnelli përfshin një seri me futbollistë, përfshirë CR7.

ZBULOHET DOKUMENTI QË SHFAJËSON JUVENTUS

Dokumentet e paraqitura në Kolegjin e Arbitrazhit nga asi portugez janë të gjitha të pavlefshme sepse kanë të bëjnë me Hetimin Prisma. Ky hetim, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ka kaluar në duart e Prokurorisë së Romës, e cila ende nuk ka shqyrtuar të gjithë materialin e mbledhur.

Lexo më tej: Juventus në shitje, Exor reagon ashpër: "Hipotezë jashtë çdo baze"

Ajo që mbyll çështjen, është një dokument i nënshkruar nga Cristiano Ronaldo në ditët e fundit të merkatos së verës 2021. Në të, portugezi deklaronte se nuk kishte më asnjë çështje pezull me Juventus dhe se klubi nuk duhej t'i kthente asgjë. Në këtë pikë duket se portugezi ka hequr dorë ligjërisht nga pagesa të mëvonshme dhe gjyqi vetëm mund ta konfirmojë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI