Flash

Video/ Super Muçi, dygolësh që shemb Aston Villa: Ranieri nuk i mjafton Fiorentinës, 2-2 ndaj Genk

Lapsi.al 21 September 2023
Video/ Super Muçi, dygolësh që shemb Aston Villa: Ranieri nuk i

Ernest Muçi e nis në mënyrën më të mirë aventurën e tij dhe të Legia Varshavë në Conference League. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka shënuar 2 gola ndaj Aston Villa, duke ndihmuar skuadrën e tij të triumfojë 3-2 në debutimin në turne. Fitore edhe për Ferencvaros, ndërsa Fiorentina ndalet në 2-2 ndaj Genk. Nuk mjafton Ranieri për teknikun Italiano, që megjithatë vazhdoi të propozojë një futboll ofensiv.

Legia i falet sulmuesit shqiptar, pikërisht kundër anglezëve pretendentë për trofeun final. Në minutën e 26′ të sfidës, Muçi shtangu portierin Emiliano Martinez, kampionin e Botës me Argjentinën, duke shënuar golin e dytë të polakëve dhe të parin personal. Wszolek kishte kaluar Legian në avantazh që në minutën e 3', ndërsa për Villians barazoi Duran. Avantazhi i dytë i Legias, me golin e ish-sulmuesit të Tiranës u shua nga 2-2 i Digne. Por Muçi shënoi sërish në minutën e 51′, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Legia e Varshavës mposhti me rezultatin e përgjithshëm 3-2 Aston Vilën, një ndër ekipet pretendente për të fituar kompeticionin.

Debutim negativ për Fiorentinën në grupet e Conference League. Ekipi Viola nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Genkut në një ndeshje ku topat inaktivë ishin vendimtarë. Dygolëshi i Ranieri (7' dhe 23') erdhi në zhvillimet e goditjeve nga këndi. Ashtu si edhe goli i fundit i McKenzie (85'). Shënoi edhe Zeqiri (12'), me drithërimat e shtyllës së Arokodares në fund. Lajmi i keq për teknikun Italiano është dëmtimi i Nico Gonzalez, i detyruar të dilte nga fusha në pjesën e parë.

Lexo më tej: Video/ Liverpool fiton 3-1 me përmbysje: Roma e nis si duhet, Boniface udhëheq Leverkusen në Europa League

REZULTATET E MBRËMJES

Group E Europa Conference League

Legia Warszawa 3-2 Aston Villa

Zrinjski Mostar 4-3 AZ Alkmaar

Group F Europa Conference League

Ferencvaros 3-1 Cukaricki

Genk 2-2 Fiorentina

Group H Europa Conference League

Fenerbahce 3-1 FC Nordsjaelland

Ludogorets Razgrad 4-0 Spartak Trnava

Group G Europa Conference League

Eintracht Frankfurt 2-1 Aberdeen

HJK Helsinki 2-3 PAOK FC

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI