Flash

Në Loro Boriçi agresivë e sulmues: Longo i beson atyre që rrëzuan Skënderbeun

Lapsi.al 23 September 2023
Në Loro Boriçi agresivë e sulmues: Longo i beson atyre që

Pas suksesit të parë sezonal, Teuta kërkon të përsëritet. Natyrisht në Loro Borici kundër Vllazninë, nuk është aspak nga ato ndeshje të thjeshta. Por pavarësisht kësaj, Diego Longo nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sistemi ofensiv i lojës së tij. Tekniku italian fatmirësisht nuk ka asnjë problem formacioni dhe ka mundësinë të rreshtojë të preferuarit e tij.

Suksesi ndaj Skënderbeut, edhe pse me vetëm një gol, ka rritur besimin në kampin durrsak. Dema ka mbrojtur, për herë të parë në 4 javë, portën të paprekur. E Longo do t’i vendosë përpara katërshen e mbrojtjes që ishte efikase në Niko Dovana. Kruja në të djathtë e kapiteni Kotobelli në të majtë do të kenë detyrën edhe të shtyjnë përpara, ndërsa Qaqi e Jazxhi do të kenë detyrën të kontrollojnë zonën. 22 vjecari, me 193 centimetrat e tij do të mbulojë në markim direkt Bekim Balajn.

Lexo më tej: “Trajner më fal”: nga përjshtimi te ndjesa, rikthimi djalit plangprishës Victor Da Silva

Mesfusha do të jetë me shumë mundësi edhe pika strategjike për këtë përballje, numerikisht të barabartë në numra reparti. Beqja, Arifi e 18 vjeçari Demirçani duhet të jenë fluidë në dy tranzicionet për të asistuar tridhëmbëshin ofensiv të Teutës me Peposhin e Gjumsin, në mbështetje të Filit. Tre ndeshje një gol për 27 vjeçarin, tek i cili Longo beson shumë se mund ti japë tërheqjen e duhur skuadrës në Shkodër.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI