Flash

Video/ Kane tregolëshi i parë në Bundesliga, Bayern Munich asfalton 7-0 Bochum: ja rezultatet

Lapsi.al 23 September 2023
Video/ Kane tregolëshi i parë në Bundesliga, Bayern Munich

Pas barazimit ndaj Leverkusen, që do të luajë nesër me Heidenheim, Bayern Munich pati një pasdite ëndrrash në javën e 5 të Bundesligës. Bavarezët turpëruan 7-0 Bochum me tregolëshin e Harry Kane. Tekniku Tuchel e sheh veten për momentin në krye të kampionatit me 13 pikë. Borussia Dortmund dhe RB Leipzig fituan gjithashtu, duke mposhtur Wolfsburg dhe Gladbach 1-0. Union Berlin mposhti Hoffenheim (0-2).

Bayern Munich shkakton tërmet mbi të gjorin Bochum, në një ndeshje pa histori që në minutat e para. Mbyllet 7-0 në Allianz Arena, me një trigolësh të Harry Kane, i cili bëri edhe dy asiste. Bavarezët e nisën fuqishëm menjëherë dhe krijuan një shans me Choupo-Moting, i cili u ndal nga Riemann. Skuadra e Tuchel zhbllokoi ndeshjen në minutën e 4' po me kamerunasin, që shfrytëzoi një asist të Coman. Dyfishimi u firmos nga Harry Kane në minutën e 13', duke përfituar nga asisti i Davies. Coman ishte pranë trisit, por atë që nuk e bëri francezi e realizoi de Ligt në minutën e 29'. duke përfituar nga asistimi i Kimmich. Bochum tentoi të evitojë kapitullimin me një zëvendësim të dyfishtë, por goli i katërt erdhi me Leroy Sané, i shërbyer nga Kane.

Lexo më tej: De Ligt nuk gjen paqe edhe te Bayern e kapet me trajnerin: "Përse nuk luaj? Pyesni Tuchel"

Anglezi iu afrua dygolwshit në tre raste dhe e gjeti me penallti në minutën e 53'. Prekja me dorw e Ordets ishte njw mundwsi qw ish-lojtari i Tottenham nuk e gaboi. Bayern Munich e kufizoi veten në menaxhimin e ndeshjes, por humbi de Ligt të dwmtuar. Goli i gjashtë erdhi në minutën e 81' dhe mbajti firmën e talentit të madh bavarez, Mathys Tel, qw përfitoi nga asisti i dytë i ditës nga Kane. Në fund anglezi e mbylli historinw me golin e 7-0 në minutën e 88'. Fitore dominuese për Bayern, i cili fluturon i vetëm në krye të Bundesligës me 13 pikë, në pritje të përgjigjes nga Bayer Leverkusen.

REZULTATET

Bundesliga Germany

Augsburg 2-1 Mainz

Bayern Munich 7-0 Bochum

Borussia Dortmund 1-0 Wolfsburg

Borussia Monchengladbach 0-1 RB Leipzig

Union Berlin 0-2 Hoffenheim

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI