Flash

Video/ Reçi shpëton pankinën e Nicës në Korçë: silura e mbrojtësit i jep fitoren e parë Kukësit

Lapsi.al 23 September 2023
Video/ Reçi shpëton pankinën e Nicës në

Endri Reçi i ka dhuruar fitoren e parë në kampionat Kukësit, pas katër humbjeve radhazi. Silura e mbrojtësit ka shpëtuar pankinën e Stavri Nicës, duke futur në telashe Gvozdenovic. Humbja e tretë radhazi e Skënderbeut, këtë herë i mundur 1-0 në Korçë.

Në një ndeshje të vendosur nga një episod, Skënderbeu u duk se vuajti shumë presionin e dy humbjeve radhazi. Gvozdenovic madje kishte kërkuar ndjesë ndaj tifozëve, i bindur se kundër vendit të fundit do të vinte një fitore. Por nuk ka ndodhur kështu. Një supergol i mbrojtësit Reçi, me një goditje të fuqishme nga distanca, vendosi fatin e kësaj sfide. 1-0 në minutën e 29' dhe korçarët e ndjenë goditjen. Kukësi u mbrojt i organizuar dhe administroi mirë situatat. E kundërta ndodhi me të besuarit e Gvozdenovic, tepër të paqartë në mënyrën si kërkonin golin. Në minutën e 50' madje ata shënuan por jo përpara se asitenti të sinjalizonte pozicionin jashtë loje.

Lexo më tej: Video/ Hila e Doka fundosin Kukësin: supergoli në shtesë i Beshiraj nuk shpëton Nicën ndaj Tiranës

Blutë ishin skuadra e vetme pa pikë në këtë edicion, por kanë treguar se kanë dëshirë të ndryshojnë gjërat. Skënderbeu përkundrazi, në humbjen e tretë radhazi, ka venitur kujtimin e dy ndeshjeve të para impresionuese. Bardhekuqtë mbeten me 6 pikë në 5 javë, ndërsa Kukësi ngjitet në kuotën 3.

[video width="896" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/reci.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI