Flash

Video/ Shpendi, Ismajli e Berisha ja bënë jetën të vështirë: Inter bën pesë në pesë me Dimarco

Lapsi.al 24 September 2023
Video/ Shpendi, Ismajli e Berisha ja bënë jetën të

Në ndeshjen e drekës së javës së pestë të Serie A, Inter fiton 1-0 në fushën e Empoli. Me këtë sukses, Inzaghi mbetet në krye të renditjes me pikë të plota. Sfida në Castellani u vendos nga Dimarco, i cili në minutën e 51' lëshoi një goditje fantastike me të majtën. Topi në kryqëzimin e shtyllave ishte i pakapshëm për portierin Berisha. E megjithatë shqiptarët e Empolit, Shpendi e Ismajli, bashkë me portierin, ia bënë jetën të vështirë skuadrës së Inzaghit. Zikaltrit u kthyen +3 ndaj Milan dhe +5 ndaj Juventus. Humbja e pestë për toskanët, Andreazzoli e nisi sërish pa pikë.

E tani janë pesë. Inter del me maksimumin edhe në ndeshjen e parë të drekës së sezonit, duke mundur Empoli 1-0. Një perlë e një prej ish-lojtarëve të ndeshjes, Federico Dimarco vendosi kapitullimin e toskanëve. Zikaltrit, në Castellani, e nisën fort me presing ndaj mbrojtjes së Andreazzoli, që bëri debutimin e tij të katërt në pankinën toskane. Goditjet nga distanca të Calhanoglu dhe Frattesi nuk frikësuan portierin e kombëtres kuqezi Berisha. Mundësia më e mirë e pjesës së parë erdhi në goditjen me kokë të Darmian, ku Ismajli shpëtoi me kokë në vijën e portës. Me kalimin e minutave, megjithatë, vendasit morën masa ndaj kryesuesve të kampionatit, duke rrezikuar më pak dhe duke guxuar më shumë. Shpendi sidoqoftë pati pak mundësi.

Lexo më tej: Inter, për Zhang gati një super-ofertë prej 1,3 miliardë euro: rishfaqet fondi Investcorp

PERLA E DIMARCOS

Ndjesia është se duhej një episod për të zhbllokuar ndeshjen, që erdhi në minutën e 51'. Topi u largua nga zona dhe Dimarco me të majtën e dërgoi nën kryqëzimin e shtyllave, ku Berisha nuk mund të arrinte. Inzaghi futi De Vrij, Barella dhe Arnautovic për Bastoni, Frattesi dhe Lautaro, ndërsa Andreazzoli ndërroi 2/3 e mesfushës duke futur Fazzini dhe Grassi. Në minutën e 78' Thuram rrezikoi të përsëriste mrekullinë e tij ndaj Milanit, por këtë herë goditja me të djathtën përfundoi pak mbi traversë. Drithërima në fund për zikaltrit. Arnautovic, ish-lojtari austriak i Bolonjës, u dëmtua duke e lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Fortesa zikaltër rezistoi, Shpendi u zëvendësua nga Cancellieri 10 minuta nga fundi, por asgjë nuk ndryshoi. Interi shkon në 15 pikë nga 15 në dispozicion. Ende 0 pikë dhe 0 gola për Empolin, por ndjesia është se ndeshja e parë e Andreazzoli ishte pozitive.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI