Flash

Leverkusen, poker ndaj Heidenheim: Aspirinat arrijnë Bayern në krye të Bundesligës

Lapsi.al 24 September 2023
Leverkusen, poker ndaj Heidenheim: Aspirinat arrijnë Bayern në krye

Në javën e pestë të Bundesligës, Bayer Leverkusen vazhdon të fitojë, duke mposhtur Heidenheim 4-1 brenda mureve të BayArena. Aspirinat dominuan falë një dygolëshi të Boniface (9', 74'), si dhe Hofmann (63') dhe Adli (82'). Dinkçi shënoi golin e barazimit të përkohshëm të miqve, në fillim të pjesës së dytë (58'). Me këtë sukses, Bayer arrin sërish Bayern Munich në krye të renditjes, me 13 pikë.

Vazhdon marshimi i Bayer Leverkusen, që fitoi 4-1 në shtëpi ndaj Heidenheim. Pas dhjetë minutash lojë, Aspirinat kaluan menjëherë në avantazh 1-0. Në minutën e 9' Boniface mori topin brenda zonës nga Palacios, e mbrojti me trup dhe mposht Muller. Pas epërsisë së Leverkusen, miqtë nuk gjetën forcë për të reaguar. Skuadra e Schmidt u mbyll në mbrojtje, me Bayer që diktonte ritmin e ndeshjes. Në fishkëllimën e fundit të pjesës së parë rezultati ishte 1-0, pavarësisht disa mundësive për Leverkusen për të dyfishuar epërsinë.

Në pjesën e dytë Heidenheim barazoi çuditërisht në minutën e 58' me Dinkçi. Bayer nuk e humbi toruan nga 1-1 dhe menjëherë iu kthye krijimit të mundësive për shënim. Pesë minuta më vonë, në fakt, Palacios dha asistin e dytë të ditës, për 2-1 e Hofmann. Aspirinat nuk u ndalën dhe në minutën e 74' mbyllën ndeshjen efektivisht me penalltinë e shndërruar në gol nga Boniface. Dygolësh personal për sulmuesin. Në fund ka vend edhe për Amine Adli, që bëri poker në minutën e 82' me asistin e Grimaldo. Bayer Leverkusen fiton dhe i bashkohet sërish Bayern Munich në krye të Bundesligës, me 13 pikë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI