Flash

Alarm në sulm, Inter mbetet pa Arnautovic: do të qendrojë jashtë fushës dy muaj

Lapsi.al 25 September 2023
Alarm në sulm, Inter mbetet pa Arnautovic: do të qendrojë

Dëmtimi i Arnautovic shkatërroi pjesërisht festën e fitores së Inter në Empoli. Zikaltrit kanë pikë të plota pas pesë javësh, por kanë humbur një pjesë të rëndësishme në rotacionet e tyre ofensive. Një problem i madh duke pasur parasysh kalendarin shumë të ngarkuar. E ndalesa vetëm e shkurtër nuk do të jetë, siç mund të kuptohet lehtësisht edhe nga shënimi i publikuar nga vetë klubi Viale della Liberazione: "Marko Arnautovic iu nënshtrua testeve instrumentale këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Për sulmuesin zikaltër ka një tendosje të mesme muskulore në kryqëzimin miotendinoz të bicepsit femoral të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet në javët në vijim."

Kështu, për teknikun Inzaghi ka mbetur 'vetëm' Lautaro Martinez, Thuram dhe Sanchez. Ky i fundit ende kërkon gjendjen më të mirë fizike. Për më tepër, klubi ka vendosur të mos ndërhyjë në merkaton e lojtarëve të lirë. Tashmë tekniku duhet të gjejë vetëm zgjidhje të brendshme për të kompensuar mungesën e austriakut. Në këtë kuptim, Marotta ishte i qartë: “Është mëkat sepse ai u përshtat mirë, por ne do të qëndrojmë kështu”.

KUSH JANË ALTERNATIVAT?

Arnautovic do të duhet të qendrojë jashtë rreth dy muaj. Ajo që nuk i ndihmon stafit të trajnerit të Inter është gjendja e Alexis Sanchez. Kiliani debutoi të mërkurën e kaluar gjatë ndeshjes si mysafir ndaj Real Sociedad. Sanchez duhet ende të forcohet. Në thelb ai nuk është gati të fillojë nga minuta e parë.

Kështu që Mkhitaryan dhe Klaassen mund të ndihmojnë teknikun Inzaghi në fazën ofensive. Holandezi kërkon ende debutimin e tij. Në fakt, ata janë dy elementët që mund të avancojnë gamën e veprimit, duke kompensuar kështu mungesën e Arnautovic. Ish-lojtari i Romës në veçanti, ka luajtur tashmë rolin e sulmuesit të dytë në të kaluarën, si dhe ka ditur të mbulojë edhe pozicionin e mesfushorit sulmues. Në këtë situatë padyshim që kapiteni, Lautaro Martinez, do të duhet të punojë i sforcuar.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI