Flash

Video/ Atletico pushton Madridin: dygolëshi i Morata e Griezmann fundosin Real

Lapsi.al 24 September 2023
Video/ Atletico pushton Madridin: dygolëshi i Morata e Griezmann fundosin

Epilogu i javës së 6 të La Liga ngjyroset bardhekuq. Atletico Madrid dominon dhe asgjëson rivalët e tij Real Madrid, duke fituar derbin 3-1. Protagonist Alvaro Morata, autori i dygolëshit që fiku Blancos në fazat fillestare të dy pjesëve të lojës. Humbja e merengues vendos një dyshe katalanase në krye: Girona dhe Barcelona kryesojnë me 16 pikë. Në ndeshjet e tjera fituan Real Sociedad dhe Las Palmas. Betis-Cadiz dhe Rayo-Villarreal përfunduan 1-1.

Derbi i Madridit i përket bardhekuqve të Atletico, që shkatërroi Real me një 3-1 të fuqishëm të udhëhequr nga Griezmann dhe Alvaro Morata. ish-sulmuesi i Real shënoi një dygolësh dhe ishte vendimtar, duke luajtur një ndeshje brilante. Ndeshja u zhbllokua në rastin e parë të dobishëm, me ish-lojtarin e Juventus që shënoi menjëherë. Morata shfrytëzoi krosimin e Samuel Linos dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Dominimi i Atletico Madrid ishte total, Real nuk reagoi dhe rrezikoi shumë, me shanset për Koke dhe Gimenez.

Goli i dytë ishte në ajër dhe mbërriti në minutën e 17', duke ndëshkuar edhe një herë prapavijën e drejtuar nga Rüdiger. Këtë herë krosimi erdhi nga Saul dhe Griezmann goditi me kokë, duke legjitimuar dominimin e Colchoneros. Blancos nuk janë nga ata që dorëzohen dhe në minutën e 34' u rikthyen përkohësisht në lojë falë Toni Kroos. Gjermani shmangu mbrojtësin me të majtën dhe pastaj me të djathtën mposhti Oblak. Camavinga pa golin e barazimit (me të drejtë) të anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje dhe pjesa e parë u mbyll 2-1.

LIGJI I ASHPËR I ISH-it

Rezultat që pas rifillimit zgjati vetëm tridhjetë e nëntë sekonda. Në fakt, 3-1 erdhi, i vulosur nga Alvaro Morata, me një tjetër goditje me kokë në asistin e dytë të mbrëmjes të Saul. Hermoso ishte afër shënimit të një pokeri dhe vetëm zëvendësimet e Don Carlos ringjallën një Real Madrid në konfuzion. Tchouameni dhe Brahim Diaz provuan të rihapin ndeshjen, por Oblak kishte tjetër mendim. Colchoneros dominuan dhe fituan 3-1 dhe arritën në vendin e pestë Valencian dhe Rayo Vallecano në kuotën e dhjetë pikëve, por me një ndeshje për të rikuperuar. Real Madridi rrëshqet, duke u ndalur në 15 pikë. La Liga ka dy liderë të rinj katalanas: Barcelona dhe Girona kryesojnë së bashku me 16 pikë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI