Flash

Juventus i turpshëm me Sassuolo, Allegri konfrontohet me skuadrën: me Lecce do të ketë turnover

Lapsi.al 25 September 2023
Juventus i turpshëm me Sassuolo, Allegri konfrontohet me skuadrën: me

Humbja e rëndë, rezultat e performancë, kundër Sassuolo ka shkatërruar siguritë e Juventus. E të mendosh që kjo ndeshje erdhi pas një fillimi të mirë të sezonit. Rënia në Reggio Emilia ishte shumë e zhurmshme për të mos qenë lajm. Shumë gabime individuale për një ekip që dukej se nuk ishte kurrë në gjendje të ulte tensionin për të performuar sa më mirë. Pikërisht në këtë aspekt Allegri u ndal dje në Continassa, në rinisje të stërvitjes.

Nesër në mbrëmje vjen ndeshja me Lecce në Stadium dhe trajneri toskan ka dashur të bëjë një raport të situatës me skuadrën në prani të stafit të tij. Një raport pa tone të larta, vetëm një konfrontim. Me qëllim për të analizuar gabimet e bëra. Asnjë qortim, por nevoja për t'u rikthyer menjëherë në rrugën e duhur, pavarësisht se ndeshja e ardhshme nuk është ajo më e lehta.

TË MARTËN VJEN LECCE

Me salentinët, zbulimi i kësaj Serie A deri tani, do të duhet shumë punë e përqendrim maksimal. Edhe pse është një vend i katërt (të paktën) për t'u rikthyer në Evropë. Nevojitet një konsistencë e caktuar, diçka e paparë deri më tani duke marrë parasysh ulje-ngritjet e shumta në përfaqësime. Të martën në mbrëmje do të jetë thelbësore të zbresë në fushë një formacion i freskët dhe Allegri do të zgjedhë një turnover. Lëvizje jo si ndëshkim, të paktën si thuhet.

Lexo më tej: Video/ Juventus horror! Szczesny e Gatti bëjnë të pa imagjinueshmet, Sassuolo fiton 4-2

Një mes Chiesa dhe Vlahovic (serbi është i favorizuar për një vend si titullar), do të përfundojë në pankinë. Do të bëhet gati Milik, ndërsa Kean do të mungojë për shkak të një problemi fizik. Szczęsny me siguri do të jetë i pranishëm. Përpara tij sërish Gatti dhe ndoshta Rugani në vend të Bremer. Fagioli është thuajse e sigurt që do të nisë nga fillimi përkrah Rabiot dhe Locatelli, lojtarët e pazëvendësueshëm në mesfushë. Mundësi edhe për Weah në të djathtë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI