Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Vrapoi e dëmtuar e shkoi në finalen e Botërorit: Luiza Gega, koha e tretë më e mirë në Budapest

Lapsi.al 23 August 2023
Vrapoi e dëmtuar e shkoi në finalen e Botërorit: Luiza Gega, koha

Pritshmëritë këtë herë nuk ishin të mëdha, pavarësisht statusit të saj e megjithatë, Luiza Gega i detyron të gjithë të ndryshojnë mendim. Atletja shqiptare ka siguruar finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Budapest. Ajo ka kronometruar kohën e tretë më të mirë. Gega ka lënë pas problemet muskulore, që e kishin shqetësuar gjatë këtyre ditëve, duke u kualifikuar në 3000 metra me pengesa.

Në fakt, shqetësimin për kondicionin fizik të kampiones kuqezi i kishte shprehur edhe Komiteti Olimpik Shqiptar përpara garës. E megjithatë, në baterinë e tretë kualifikuese të garës së 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega ka kaluar çdo pritshmëri. Në këtë bateri madje kanë qenë disa prej pretendenteve për medalje. E pikërisht me to, atletja shqiptare rivalizoi deri në fund, duke u renditur e treta me kohën 9' 17" 71.

Lexo më tej: Atletikë/ Luiza Gega, medalje e artë në Serbi: sportistja e parë shqiptare që kualifikohet në Olimpiadën Paris 2024

Kronometrimi i saj tregoi se ishte koha e tretë më e shpejtë e të gjitha kualifikueseve. Për finalen tani, gjithnjë nëse fiziku e lejon, Gega kthehet të trembë rivalet. Pikërisht këshu, sepse dibrania vrapoi vetëm 1 sekondë pas kenianes Çepkoeç dhe etiopianes Uondemagen. Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.

renditja

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI