Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Gravina përgjigjet me akuza ndaj teknikut Mancini: "Ofensiv e mosmirënjohës ndaj meje"

Lapsi.al 23 August 2023
Gravina përgjigjet me akuza ndaj teknikut Mancini: "Ofensiv e

Gabriele Gravina nuk i pranon fjalët e thëna ndaj tij nga Roberto Mancini dhe zbraz thesin. Presidenti i FIGC rikthehet të flasë për herë të parë, duke iu përgjigjur fjalëve të ish-teknikut të kombëtares, që pas dorëheqjes rrëfeu arsyet e lamtumirës, me akuza ndaj presidentit Gravina. “Ato nga Mancini ishin deklarata dëshpëruese, të papërshtatshme dhe ofenduese ndaj meje”, sulmon kështu Gravina në rubrikat e Corriere della Sera.

Numri një i futbollit titalian ndihet gati i tradhtuar nga ish-trajneri i tij. Madje ai e thotë hapur se nuk e kishte parashikuar kurrë dëshirën e tij për t'u larguar nga kombëtarja: “Mbeta keq, kishim një marrëdhënie miqësie dhe profesionalizmi – shton Gravina –. Nuk jam futur kurrë në zonat e të tjerëve, nuk kam pyetur kurrë për formacionin. Nuk i kam merituar fjalë të tilla”. E vendosur edhe përgjigja për aludimin e teknikut Mancini, që priste që dorëheqja e tij të mos pranohej: “Eliminimi i klauzolës në rast dështimi për t'u kualifikuar në Euro 2024? - përgjigjet Gravina -. Le të përhapim një vello të dhimbshme, motivet e tij janë të dobëta dhe sipërfaqësore".

Lexo më tej: Akuza të rënda për FIGC, Mancini zbulon të fshehtat e largimit: "Gravina nuk më donte më"

E për ndërhyrjet e supozuara në staf, të konsideruara si revolucionare nga Mancini, përgjigja është edhe më e prerë: "Vetëm Evani u largua. E ai ishte në kombëtare para ardhjes së Robertos. Së fundmi kemi përforcuar grupin e tij me Barzagli dhe Gagliardi të sugjeruar prej tij". E në fund nuk mungon hidhërimi për dorëheqjen e ardhur përmes një dokumenti formal: “Duke pasur parasysh marrëdhëniet personale, do ta kisha vlerësuar më shumë nëse Mancini do të kishte shprehur vullnetin e tij duke më parë në sy”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI