Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Lyon në krizë, Blanc i dorëzuar e tifozët sulmojnë lojtarët: "Ekip cirku për kllounë në jetën reale"

Lapsi.al 22 August 2023
Lyon në krizë, Blanc i dorëzuar e tifozët sulmojnë
Një kontestim i fortë, shumë i fortë nga tifozët e Lyon ndaj ekipit të tyre. Të besuarit e teknikut Laurent Blanc, që vijnë nga dy humbje të rënda në po aq javë kampionat, u pushtuan nga kritikat. Fillimisht erdhi humbja në Strasburg (2-1) në debutimin e tij në Ligue 1. Pastaj gjërat u përkeqësuan nga humbja e rëndë në shtëpi (1-4) përballë Montpellier. Një fillim makth i sezonit për Olympique Lyon (i impenjuar në ndeshjet në vijim kundër Nice dhe PSG), i sulmuar ashpër nga tifozët pas shpalljes së fanellës së tretë. Fanella e re e Lyon u shfaq paraprakisht në faqet sociale të Fooy Headlines. E komentet e tifozëve të zhgënjyer e zemëruar nuk vonuan të vërshojnë: "Ajo përfaqëson Cirkun OL në të gjithë shkëlqimin e tij". Të tjerë pastaj e rritën dozën e ofendimeve: "Një fanellë me temë cirku, perfekte për një ekip kllounësh në jetën reale”. Lexo më tej: Video/ Mbappé kthehet me gol te PSG, por Luis Enrique nuk di të fitojë: krizë për Lyon Vetë tekniku Blanc është pothuaj i dorëzuar, pas humbjes së dytë radhazi. Pas ndeshjes i pyetur nga gazetarët se cfarë duhet të ndryshonte Lyon, për t'i bërë gjërat ndryshe, ish-kampioni i botës iu përgjigj shkurt: "trajnerin".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI