Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Verstappen i shfrenuar në autostradë me Aston Martin Valkyrie: policia bën gati gjobën

Lapsi.al 22 August 2023
Verstappen i shfrenuar në autostradë me Aston Martin Valkyrie: policia
Max Verstappen në telashe për një video të postuar në rrjetet sociale. Kampioni i botës në Formula 1 është filmuar duke kaluar me shpejtësi të madhe me makinën e tij, një Aston Martin Valkyrie, pranë Nice. "Trimëria" e hollandezit është publikuar në rrjetet sociale nga miku i tij dhe trajneri personal Mark Cox. Në video piloti i Red Bull shihet duke udhëtuar me shpejtësi mbi 120 km/h, në vend të shpejtësisë së lejuar prej 90 km/h, në tunelin Canta-Galet, përgjatë autostradës së Nicës. Verstappen duket se ka kryer edhe dy kundërvajtje të tjera rrugore. Piloti i Red Bull mban kufje (në Francë është e ndaluar) për t'u mbrojtur nga zhurma e V12 Cosworth me 1160 kuaj fuqi në total, duke marrë parasysh edhe motorin elektrik të bashkuar. Pastaj Verstappen kompleton një parakalim duke hequr dorën e djathtë nga timoni për të treguar ekranin e kilometrazhit. Duke qenë se nuk u kap në flagrancë, piloti i F1 rrezikon një gjobë deri në 750 euro. Lexo më tej: F1/ GP Belgjikë, Verstappen në pole position edhe në Sprint: Ferrari në vijën e dytë Valkyrie, një supermakinë prej tre milionë eurosh, u ndërtua nga Aston Martin në bashkëpunim me Red Bull. Jo rastësisht në të është edhe dora e Adrian Newey. Janë prodhuar vetëm 150 ekzemplarë.

VIDEO

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI