Flash

Bonucci, 'muri' i ri i Berlinit: pas një jete me Juventus, pranë firmës me Union

Lapsi.al 22 August 2023
Bonucci, 'muri' i ri i Berlinit: pas një jete me Juventus,

Leonardo Bonucci-Union Berlin, mund të bëhet. Mbrojtësi do të largohet nga Juventus dhe po eksploron mundësi të ndryshme. Sipas Fabrizio Romano, një gjithnjë i informuar mbi merkaton, ai është shumë afër nënshkrimit me gjermanët. Vendimi tani i takon lojtarit, klubi është absolutisht në favor të nënshkrimit të tij dhe përgjigja duhet të arrijë këtë javë.

Në Itali për Bonucci pati interes konkret nga Lazio, që nuk gjeti dëshirën e mbrojtësit. E tani për 36 vjecarin mund të nisë një aventurë e re, që do të ishte e para jashtë vendit në karrierën e tij. Historia e lojtarit të lindur në vitit 1987 me Juventusin tashmë ka marrë fund pas 502 paraqitjeve dhe 35 golave. Keqardhja për Bonucci është se nuk ishte një përfundim i ëmbël.

Lexo më tej: Juventus nxjerr Bonucci jashtë skuadre: Danilo është kapiteni i ri i bardhezinjve

KONFLIKTI I HAPUR ME JUVENTUS

Qendërmbrojtësi është lënë jashtë skuadrës, i është thënë se është jashtë projektit. Kështu, që tani ai është në kërkim të një ekipi. Bonucci kërkoi zyrtarisht rikthimin e tij, gjë që u refuzua nga klubi dhe madje ndërhyri edhe Shoqata e Futbollistëve Italianë. Përmes presidentit të saj Umberto Calcagno ajo deklaroi: “Dinjiteti i Leonardo Bonucci është shkelur me sjellje të paligjshme. Ai duhet të riintegrohet menjëherë”. Kontrata e qendërmbrojtësit skadon në vitin 2024 dhe një largim do të ishte frymëmarrje edhe për arkat e Juventus. Sipas asaj që raportohet nga Calcio e Finanza, ai është lojtari i tretë në skuadër për nga pesha në buxhet pas Vlahovic dhe Chiesa.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI