Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

City, Guardiola operohet me urgjencë në shpinë: skuadra i besohet Juanma Lillo

Lapsi.al 22 August 2023
City, Guardiola operohet me urgjencë në shpinë: skuadra i besohet

Pep Guardiola nuk do të jetë në pankinë për dy ndeshjet e ardhshme kundër Sheffield United dhe Fulham. Tekniku spanjoll do të rikthehet në detyrë pas pushimit ndërkombëtar. Siç është komunikuar nga Manchester City, trajneri katalanas prej disa kohësh vuan nga dhimbje të forta shpine. Ai ka fluturuar tashmë drejt Barcelonës për një operacion urgjent të kryer nga Dr. Mireia Illueca. Operacioni ishte një sukses dhe Pep tani do të shërohet dhe rehabilitohet në Barcelonë. Ekipi i është besuar zëvendësit të tij Juanma Lillo.

Pas Kevin De Bruyne, i cili do të kthehet vetëm në 2024 dhe John Stones, jashtë deri në mes të shtatorit, Manchester City humbet edhe teknikun e tij Guardiola. Faji është i disa problemeve me shpinën, që trajneri katalanas i mbante prej disa kohësh. Në ditët e fundit gjërat janë përkeqësuar dhe është kërkuar ndërhyrja me kirurgji. Kirurgu që operoi shpinën e Guardiolës është i specializuar në mikrokirurgjinë e shtyllës kurrizore dhe kirurgjinë minimalisht invazive të shtyllës kurrizore.

Lexo më tej: Video/ Parkoi gabim e u gjobit, Pep Guardiola i lan hakun policit: "Dëshiron foto? Duhet të paguash!"

Nëse plani i rikuperimit respektohet, Guardiola duhet të jetë në pankinë kundër West Ham më 16 shtator. Ndërkohë, skuadra i është besuar ndihmësit Lillo, i rikthyer në Angli këtë verë pas një sezoni në Katar në krye të Al Sadd. Trajneri 57-vjeçar spanjoll e njeh shumë mirë mjedisin pasi ka mbajtur tashmë një pozicion të ngjashëm nga viti 2020 në 2022. E Guardiola ka besim absolut në aftësitë e tij.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI