Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Babai i Samardzic akuzon Inter për dështimin e transferimit: "Donin të bënin biznes vetëm me Pimenta"

Lapsi.al 22 August 2023
Babai i Samardzic akuzon Inter për dështimin e transferimit:

Në një intervistë dhënë për SportItalia, babai i Lazar Samardzic dha versionin e tij të negociatave të dështuara për transferimin e djalit të tij nga Udinese te Inter. Një version, pashmangshmërisht i njëanshëm, i cili përjashton përgjegjësinë nga ana e lojtarit ("ai donte Interin). Nën akuzën e Mladen Samardzic sjellja e klubit zikaltër: "Interi bëri një gabim. I bëri të gjitha negociatat dhe e mbylli marrëveshjen me dikë që nuk kishte leje për ta bërë. Negocioi me Rafaela Pimenta, por unë atë e kam parë vetëm një herë në jetën time. Nuk e di si arriti të depërtojë në këtë çështje, sepse negociatat ishin mes Udinese dhe Inter. Pastaj e gjetëm në mes dhe donte të mbyllte marrëveshjen pa lejen tonë. Kështu që kur mora draft kontratën nga Inter dhe pamë që ishte ajo si ndërmjetëse e përfaqësuese e Lazar, ne kërkuam që kjo të ndryshohej. Ne kërkuam të flisnim drejtpërdrejt me Inter, të bënim një takim me ta dhe të ndryshonim këtë aspekt. Ppor ata padyshim nuk donin ta bënin më operacionin kështu, pa të. Pretendonin se menaxherja e Lazar ishte ajo".

ASNJË SKUADËR TJETËR E PËRFSHIRË

Sipas versionit të stafit të futbollistit serb, paratë nuk kanë lidhje me dështimin e negociatave. Ashtu siç nuk ka pasur asnjëherë përfshirje të një skuadre tjetër: “Nuk kemi folur kurrë për para me Inter - vazhdoi Mladen Samardzic -. Ne nuk kemi negociuar kurrë për asgjë. Nuk kemi pasur mundësi sepse në momentin që unë i shpjegova që Pimenta nuk ishte menaxherja, automatikisht gjithçka ishte mbyllur për Inter. Ata nuk ishin më të interesuar, nuk e dimë pse. Nuk kemi asgjë për tu penduar sepse nuk mund të bëja asgjë tjetër, duke qene se Interi nuk donte të fliste me ne. Të njëjtën gjë i thashë edhe zotit Pozzo në Udine, i cili e kuptoi situaten. Nuk kemi asnjë skuadër tjetër. Nuk nxitojmë për të ardhmen: Llazari është vetëm 21 vjeç, ka shumë kohë...”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI