Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Champions/ Rangers ndalin PSV për një vend në grupe: fitore për Antwerp e Copenhagen

Lapsi.al 22 August 2023
Champions/ Rangers ndalin PSV për një vend në grupe: fitore

Rangers dhe PSV Eindhoven i dhanë jetë një përballje vibruese, në ndeshjen më emocionuese të këtij raundi të parë të playoff-it të Champions League. Përfundoi 2-2 në Ibrox, me përmbysje të vazhdueshme. Rabbi Matondo dhe shokët e tij ëndërruan fitoren, por u arritën dy herë nga holandezët, që shënuan me Sangaré dhe de Jong. Antwerp fiton 1-0 ndaj AEK, pavarësisht inferioritetit numerik. I njëjti rezultat edhe për Copenhagen, që mundi minimalisht Rakow.

Ndeshja e parë e playoff të Champions League ofron menjëherë gola dhe emocione. Më të rëndësishme vijnë nga Ibrox, ku Rangers ndaloi PSV Eindhoven në rezultatin 2-2 dhe mban gjallë shanset për kualifikim. Ndeshja ishte intensive që në minutat e para, me ritëm të lartë dhe raste të ndryshme shënimi. E megjithatë u zhbllokua vetëm në minutën e 45'. Autori i golit të parë ishte Abdallah Sima, i huazuar te Rangers nga Brighton. Skocezëve u arritën nga Sangaré në minutën e 61', por kaluan sërish në epërsi falë Rabbi Matondo, që nxorri shkëndija në krah me shpejtësinë. 2-1 në minutën e 76', por nuk ka mbaruar ende. Luuk de Jong barazoi 2-2 (80'), ndërsa Matondo iu afrua golit të fitores për skocezët në kohën shtesë.

Do të fillojmë nga e para në Holandë në ndeshjen e kthimit, ndërsa Antëerp dhe Kopenhagen festuan fitoren e tyre në ndeshjen e parë. Kampionët e Belgjikës sunduan mbi AEK Athens 1-0, falë golit të holandezit Vincent Janssen. Sulmuesi me një të kaluar te Tottenham shënoi në minutën e 16'. Avantazhi rezistoi pavarësisht inferioritetit numerik nga minuta e 50' për daljen e mbrojtësit Jelle Bataill. Grekët nuk mundën të barazojnë apo të përmbysin rezultatin. Fitore e çmuar jashtë fushe për Kopenhagen. Autogoli i Racovitan pas nëntë minutash ishte i mjaftueshëm për të mposhtur befasuesin Rakow Czestochowa. Skuadra polake, për të arritur deri këtu ka eliminuar Qarabag dhe Aris Limassol.

Champions League Qualification

Rakow Czestochowa 0-1 FC Copenhagen

Rangers 2-2 PSV Eindhoven

Royal Antwerp 1-0 AEK Athens

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI