Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Spanja kampione bote po kthehet në skandal sek*ual: trajneri Vilda kap nga gjoksi asistenten e tij

Lapsi.al 23 August 2023
Spanja kampione bote po kthehet në skandal sek*ual: trajneri Vilda kap nga
Spanja kampione bote për femra nuk po arrin dot të shijojë trofeun e madh të fituar. Nuk është, në fakt, vetëm presidenti federal Luis Rubiales, i cili përfundoi në qendër të polemikave shumë të ashpra. Numri 1 i RFEF puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso, gjatë ndarjes së çmimeve për Kupën e Botës për femra. Në qendër të polemikave tani e gjen veten edhe trajneri i kampioneve të Spanjës, Jorge Vilda. Në fakt po qarkullon një video, e mbetur fillimisht e fshehtë, në të cilën seleksionuesi Vilda duket sikur fërkon gjoksin e bashkëpunëtores së tij, Montserrat Tomé gjatë festimeve. Një gjest që po shkakton indinjatë në Spanjë. Lexo më tej: Video/ Skandali i Presidentit Rubiales: puth në buzë futbollisten Hermoso pas fitores së Botërorit E gjitha kjo ndërkohë që kampionet e botës të Spanjës po festojnë në Ibiza. E megjithatë në futbollin spanjoll asgjë nuk është e qetë. E premtja do të jetë një ditë vendimtare për Luis Rubiales dhe fatin e tij në krye të RFEF. Pas kërkesave për shpjegime nga qeveria spanjolle, kreu i futbollit iberik ka mbledhur një këshill të jashtëzakonshëm federal për të grumbulluar shumicën politike rreth tij në përpjekje për të mbyllur ‘çështjen’ ndaj tij.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI