Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

PSG përsërit votimin: skuadra voton Marquinhos si kapiten, Mbappé del i fundit

Lapsi.al 23 August 2023
PSG përsërit votimin: skuadra voton Marquinhos si kapiten,

Të qenit kapiten i Francës nuk i jep garanci për lidership te PSG. Të paktën kështu rezulton nga votimi i zhvilluar në dhomat e zhveshjes së Parisit, për të vendosur se kujt do t'i caktohet shiriti i krahut për sezonin që sapo ka nisur. Një raund i parë ishte anuluar sepse ishte organizuar thjesht me ngritje duarsh. Kështu u kalua në votim të fshehtë, për të garantuar një zgjedhje pa kushte. Përgjigja sidoqoftë mbeti e njëjtë: kapiten është Marquinhos. Jo Mbappé, i cili u rendit i fundit në preferenca, siç raporton RmcSport.

PRESIONE

Ky, pra, është rezultati i zgjedhjeve të kërkuara nga Luis Enrique. Spanjolli e ka tërhequr veten nga grindjet e mundshme të një çështje me vlerë të lartë politike. Sidomos në një dhomë zhveshje ku po ndodh një ndryshim i thellë, me pasojë riorganizimin e aleancave dhe luftën për pushtet. “Të zgjedhin mes tyre”, kishte deklaruar rreth dhjetë ditë më parë trajneri spanjoll. E kështu ishte. Vetëm se jo gjithçka shkoi siç ishte planifikuar. Në fakt, zgjedhjet e para u anuluan, sepse ishin shumë të ekspozuara ndaj presioneve të mundshme, me një votë spontane me fytyrë të pambuluar. Vështirë, në pamje të parë, për t'u përballur me kapitenin e tre sezoneve të fundit, Marquinhos. Braziliani ishte në stol në ndeshjen e parë, por u rikthye me shirit në krah në të dytën, pavarësisht afërsisë jo vetëm me Messi, por mbi të gjitha Neymar. Të dy nuk ishin sigurisht miq të Mbappé dhe të dy të shkarkuar nga PSG.

Lexo më tej: Shpërthen konflikti i ri te PSG: Marquinhos votohet si kapiten, disa lojtarë nuk e duan

REZULTATI

Kështu, disa lojtarë janë ankuar te drejtuesit dhe është bërë një konsultim më formal, për të respektuar fshehtësinë e votës. Një mënyrë për të garantuar zgjedhjen personale dhe të lirë nga çdo ndikim. Ndoshta një mënyrë për të përshtatur edhe ekuilibrin e ri të nxitur nga merkato, me ardhjen në dhomat e zhveshjes, ndër të tjera, të dy kampionëve të tjerë francezë të botës si Dembélé dhe Lucas Hernandez, shumë pranë Mbappe. Por në fund edhe raundi i dytë dha të njëjtin rezultat: kapiten është Marquinhos. E Danilo Pereira, në fushë me shiritin në krah në debutimin e tij në sezon, zëvendësi i tij i parë. I treti, Kimpembe, pavarësisht se nuk luajti prej muajsh për shkak të dëmtimit. I katërti dhe i fundit kapiteni i Francës, Mbappé. Nëse ky rezultat do të ketë ndonjë efekt në zgjedhjet e karrierës së tij të ardhshme, mbetet për t'u parë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI