Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Inter e pret, Pavard bëhet dinak me Bayern: mbrojtësi nuk shkon në stërvitjes për... sëmundje

Lapsi.al 23 August 2023
Inter e pret, Pavard bëhet dinak me Bayern: mbrojtësi nuk shkon

Në shtëpinë e Inter janë orë pritje në frontin e Benjamin Pavard. Pasi është përcaktuar marrëveshja me Bayern Munich në bazë të 30 milionë euro plus 2 bonuse, zikaltrit presin vetëm aprovimin përfundimtar për ta marrë francezin në Itali. OK që do të vijë sapo gjermanët të kenë gjetur një zëvendësues për mbrojtësin 27 vjeçar. Çështje orësh, me futbollistin që shtyn me cdo mënyrë të zbarkojë në Milano. Nuk është rastësi që Pavard nuk u stërvit sot me shokët e skuadrës. Mbrojtësi e konsideron aventurën e tij nën urdhrat e Tuchel të përfunduar.

27-vjeçari humbi zyrtarisht seancën me bavarezët për shkak të “sëmundjes”, siç thuhet në deklaratën e lëshuar nga Bayern Munich. Por duket qartë se mungesa e Pavard lidhet me logjikën e merkatos. Shënimin e bavarezëve e ka lexuar edhe Simone Inzaghi, që po pret me ankth kampionin e Botës 2018 me Francën në Rusi. Shpresa e teknikut është që ta ketë në dispozicion për ndeshjen e së hënës së ardhshme në Cagliari.

Lexo më tej: Pavard, Bayern ul pretendimet e gjen akordin me Inter: vizitat mjekësore brenda 48 orësh

Kanë mbetur ende ditë dhe, në këtë kuptim, ka shumë besim te zikaltrit. Së pari, megjithatë, duhet të kryhen kontrollet mjekësore, të cilat klubi në Viale della Liberazione do të donte t'i shihte që nesër. Nxitimi i teknikut të Inter Inzaghi rrjedh edhe nga gjendja jo optimale e Matteo Darmian, që po vuan nga një problem në kavilje.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI