Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Tapeti i veçantë i fushës në Astana dhe udhëtimi sfilitës, Zekic ka një plan: "Përqendrim e qetësi"

Lapsi.al 23 August 2023
Tapeti i veçantë i fushës në Astana dhe udhëtimi

Partizani është gati tashmë për sfidën e të enjtes në plyoff të Conference League kundër Astana. Në Kazakistan, të kuqtë do të përballen, përvec se kundërshtarit të fortë, edhe me një udhëtim të lodhshëm dhe një fushë të vecantë të stadiumit ku do të luhet ndeshja. Zoran Zekic, tekniku i kampionëve të Shqipërisë, kërkon të mbajë ekuilibrat përpara një ndeshje ku Astana është favorite: "Ne kishim të njëjtën situatë para ndeshjeve me klubin nga Andorra. Por futbolli është futboll. Astana është favorite nesër, por unë shpresoj që skuadra jonë të paraqitet më mirë".

ASTANA  E SINDROMA E TRANSFERTAVE

Nëse kroati i beson statistikave, që thonë se transfertat nuk janë pika e fortë e kazakëve, atëherë Partizani mund të luajë një ndeshje në pritje. Mund të jetë edhe e këshillueshme, duke parë fluturimin e gjatë dhe të lodhshëm. "Udhëtimi ishte i gjatë dhe i lodhshëm, - pranoi Zekic në konferencë për shtyp -. Nesër ne duhet të luajmë me përqendrim dhe qetësi. Astana ka eksperiencë të gjerë në Europë. Më duhet edhe të përmend tapetin e veçantë që ka stadiumi".

Lexo më tej: Bytyçi 'mbyll' problemet në mbrojtje: Partizani e zyrtarizon suharekasin me një video

EKSPERIENCA E MOTIVIMI

Partizani ka arritur edhe më parë në playoff, por në 2016-17 u mund nga Krasnodar dhe dëshroi të futej në grupe të Europa League. Tani historia përsëritet dhe përballë nuk janë rusët por kazakët e Astana, që gjithësesi kanë më shumë eksperiencë: "Ne nuk kemi shumë eksperiencë në kompeticionet europiane. Por ka me të vërtetë shumë motivim te lojtarët. Për fat të keq, nuk mund të vrapoj në fushë të ndihmoj lojtarët. Por ne jemi të përgatitur mirë dhe unë shpresoj që skuadra të bëjë mirë", e mbylli Zekic.

MUNGESA

Në transfertën e ndeshjes së parë, Zekic duhet të bëjë pa Atanaskoski. Mbrojtësi është i skualifikuar dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut në Astana. Buxhelaj është një opsion, pa harruar se në skuadër ka mbërritur edhe Bytyçi, që e lejon teknikut kroat të mund të ndryshojë sistem loje.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI