Flash

Broja varet nga Lukaku, Milan në dyshim për fizikun e shkodranit: sondazh i ri me Chelsea

Lapsi.al 17 August 2023
Broja varet nga Lukaku, Milan në dyshim për fizikun e shkodranit:

Merkato e transferimeve të Milan nuk ka përfunduar. Pas një korriku me lëvizje të shpejta, kuqezinjtë po studiojnë manovrat e fundit. Në ditët e fundit të sesionit të verës kuqezinjtë janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, një mesfushori dhe një sulmuesi. Në orët e fundit ka pasur lajme veçanërisht për rolin e zëvendësuesit të Giroud. I preferuari është Armando Broja, por sipas asaj që raporton Sky Sport, Milan ka kryer një sondazh me Juventus për Moise Kean. Sulmuesi bardhezi ka më shumë përvojë ndërkombëtare se shqiptari dhe kjo situatë e bën operacionin Broja në standby.

Kuqezinjtë janë duke menduar për një ofertë të bazuar në një huazim të rëndë, me vlerë afërsisht 5 milionë, me një të drejtë blerje të gatshme për t'u bërë një detyrim në rast të shfaqjes së kushteve të caktuara. Një formulë shumë 'përfituese' e cila, megjithatë, vështirë se do të pranohet nga bardhezinjtë. Te Juventus askush nuk është i patransferueshëm, por Giuntoli dëshiron të fitojë para nga transfertat.

BROJA "PENG" I LUKAKU

Megjithatë, Juventus mund të luajë një rol të rëndësishëm për emrin e sulmuesit të ri të Milan. Pikërisht kështu, sepse në orët e fundit bardhezinjtë kanë rivendosur kontaktet me Chelsea për shkëmbimin Vlahovic-Lukaku. E nëse serbi arrin në Londër, Blues mund të lejojnë të largohet Armando Broja. Sulmuesi shqiptar i lindur në vitin 2001, është zgjedhja e parë e kuqezinjve për ta bërë Giroud të marrë frymë.

I vetmi dyshim është gjendja fizike e djaloshit, që pësoi një dëmtim të ligamentit kruciat dhjetorin e kaluar. Nga ajo kohë, Broja nuk ka shkelur më në fushë. Sidoqoftë, marrëdhëniet e mira me klubin anglez mund të favorizojë një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje.

Lexo më tej: E bujshme/ Broja, sulmuesi i përzgjedhur i Milan: Chelsea për momentin thotë jo

Nga ana tjetër, emri i Hugo Ekitiké, sulmuesit të PSG-së, të cilin parisienët e konsiderojnë një tepricë, por që shumë shpejt mund ta përfshijnë në negociatat për Kolo Muanin nga Eintracht, për momentin është më i vështirë të realizohet.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI