Flash

Nuk ka festë në Ibiza këtë herë! Jack Grealish zbulon urdhërin e Pep pas triumfit në Superkupë

Lapsi.al 17 August 2023
Nuk ka festë në Ibiza këtë herë! Jack Grealish zbulon

Mund të jesh i mësuar me festa të shfrenuara, por ka raste që duhet të heqësh dorë. Pikërisht rasti i Jack Grealish, që zbuloi se nuk do të kishte festime të çmendura për të dhe shokët e tij të Manchester City, pas ngritjes së Superkupës UEFA në Athinë.

ÇFARË NDODHI?

Jack Grealish zbuloi se Pep Guardiola i ka ndaluar lojtarët e tij të Manchester City nga çdo festë e tepruar, pasi mposhtën Sevilla me penallti, për të fituar Superkupën e UEFA-s. Një urdhër që lidhet me një precedent jo shumë të largët. Grealish dhe shokët e tij të skuadrës u nisën për në Ibiza menjëherë pasi fituan Champions League, përpara një parade të bujshme të titullit. Sulmuesi anësor anglez vazhdoi të festonte gjatë gjithë verës. Por me kampionët përballë Neëcastle të shtunën, prë ndeshjen e Premier League, City duhet të zbehë ndjeshëm festimet e tij.

ÇFARË THANË LOJTARËT

"Jooo, ai na e ndaloi këtë," tha Grealish për TNT Sports pasi City mundi Sevilla 5-4 me penallti, pas barazimit 1-1 në Athinë. "Dëgjo, ne do të shkojmë në shtëpi sonte, do të hamë ushqim të këndshëm dhe do të qetësohemi. Kemi një ndeshje tjetër në... çfarë dite është? Tre ditësh. Rikuperim dhe më pas kthehemi në Premier League".

Lexo më tej: Guardiola nuk i gëzohet Superkupës, dëmtimet e shumta e bëjnë të apelojë: "Futbollistët të bëjnë grevë"

Grealish tha gjithashtu se Guardiola ua kishte bërë të qartë lojtarëve se Superkupa nuk ishte një ndeshje ekzibicionuese dhe u tha atyre rëndësinë e fitimit të trofeut, në mënyrë që të zgjerohej më tej kabineti i trofeve të City. "E pabesueshme. Tekniku na e bëri të qartë se sa shumë dëshironte që Man City ta fitonte këtë trofe... Mund ta shihni se çfarë do të thotë tani," shtoi Grealish. “Ky klub ka qenë kaq i suksesshëm dhe kjo është ajo që ne e kemi pritur, sepse kemi fituar Champions”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI