Flash

Një fantazist për një merkato me fantazi: Barcelona prezanton drejtorin sportiv, portugezin Deco

Lapsi.al 16 August 2023
Një fantazist për një merkato me fantazi: Barcelona prezanton
Barcelona ka prezantuar zyrtarisht drejtorin e ri sportiv të ekipit të parë. Presidenti blaugrana, Johan Laporta, në fakt ka njoftuar nënshkrimin me portugezin Deco për tre sezone. Ish-fantazisti luajti për Barçën nga viti 2004 deri në vitin 2008. Barcelona ka patur një merkato transferimesh të bllokuar nga vështirësitë ekonomike. Katalanasit ëndërronin shumë rikthimin e Messi dhe atë të Neymar, por për asnjërin prej tyre nuk ishin kushtet e nevojshme. Paradoksalisht, objektivat e mëdhenj në hyrje ishin rikthimi i Oriol Romeu, që mori vendin e Busquets dhe ardhja me parametër zero e Gundogan. Në dalje emrat ishin më të rëndësishëm: Dembele, Griezmann dhe Kessie. Një merkato me buxhet të ulët, por gjërat janë gati të ndryshojnë. Ose të paktën ky është mesazhi që klubi dëshiron të japë me zyrtarizimin e drejtorit të ri sportiv. Në fakt, Deco do të marrë frenat e merkatos blaugrana, duke nënshkruar një kontratë për tre sezonet e ardhshme.

KARRIERA PAS TËRHEQJES

Vendimi për t'u fokusuar te portugezi është rezultat i shumë faktorëve. Para së gjithash lidhja e tij me Barcelonën, skuadër për të cilën luajti nga viti 2004 deri në 2008. Më pas miqësia që e lidh me Xavi. Me teknikun ai ishte shok dhe, në një farë mënyre, mentor në fillimet e karrierës së spanjollit. Lexo më tej: Barcelona me zemër 'në dorë': UEFA i jep aprovimin për Champions League, por përjashtimi nuk është evituar Për më tepër, pas tërheqjes nga futbolli, Deco ndihmoi super-menaxherin Jorge Mendes. Marrëdhëniet e tij të privilegjuara me portugezin që asiston CR7 dhe yjet e tjerë të futbollit botëror mund të jenë një ndihmë e madhe për merkaton e transferimeve të Barcelonës.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI