? “O talento maravilhoso… que atrai a atenção de todos” @neymarjr ?#نيمار_هلالي #الهلال pic.twitter.com/TTzADrVGJJ
— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) August 15, 2023
AL KHELAIFI: "E VËSHTIRË T'I THUASH LAMTUMIRË"
PSG ka dashur të kujtojë gjashtë sezonet e kaluara nga Neymar në kryeqytetin francez. E ka bërë përmes një postimi në ditën kur sulmuesi zyrtarizoi transferimin e tij te Al Hilal. “Është gjithmonë e vështirë t'i thuash lamtumirë një lojtari të jashtëzakonshëm si Neymar. Ai është një nga më të mirët në botë”, ka thënë Nasser Al-Khelaifi, president dhe CEO i klubit parisien. Lexo më tej: Avion privat, rrjetet sociale e bonuse të çmendura: detajet e kontratës së Neymar me Al Hilal “Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në PSG. E çfarë ka sjellë në klubin dhe projektin tonë gjatë gjashtë viteve të fundit. Ne kemi pasur momente të shkëlqyera dhe ai do të jetë gjithmonë pjesë e historisë sonë. Dua ta falënderoj atë dhe familjen e tij. I urojmë Neymar më të mirën për të ardhmen dhe aventurën e tij të re”. Numri 10 brazilian largohet kështu nga PSG pas gjashtë vitesh. Neymar, në total, ka shënuar 118 gola e 77 asist në 173 prezenca në të gjitha kompeticionet.Neymar Jr quitte le Paris Saint-Germain pour s’engager avec la formation saoudienne d’Al-Hilal. En six saisons dans la capitale, l’international brésilien aura marqué l’histoire du Club.
Le Paris Saint-Germain remercie @neymarjr, une légende du Club. ❤️?#ObrigadoNey — Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 15, 2023