Flash

Cristiano Ronaldo do të kthehet në Champions: Arabia synon të marrë Wild Card nga Uefa

Lapsi.al 16 August 2023
Cristiano Ronaldo do të kthehet në Champions: Arabia synon të

Arabia Saudite dëshiron një ekip të saj në Champions League Evropianë. Sipas Il Corriere dello Sport, krerët e federatës arabe synojnë vendosjen e një Wild Card për një klub saudit, për ta lejuar të marrë pjesë në turne nga sezoni 2024/2025. Nuk është rastësi kjo kërkesë pikërisht kur formati i garës do të revolucionarizohet dhe do të kalojë jo vetëm me 36 skuadra, por edhe në një grup të vetëm me 8 ndeshje për ekip kundër të gjitha formacioneve të ndryshme. Ky akses do t'i jepej klubit fitues të Saudi Pro League. Një ide që sjell me vete shumë të panjohura dhe me siguri shumë polemika.

PENGESAT E (PA)KALUESHME

Problemet që sjell kjo ide janë të pallogaritshme. Kështu, sepse një ekip evropian i kualifikuar legjitimisht duhet t'i hapë rrugë formacionit arab me Wild Card. Për më tepër, klubet e kontinentit të vjetër i nënshtrohen rregullave strikte të Fairplay-it financiar të UEFA-s. Ato të Saudi Pro League jo. Problemet logjistike do të shfaqeshin më pas për ndeshjet në transfertë. Skuadra e Lindjes së Mesme në thelb do të duhej të bënte udhëtime ndërkontinentale pothuajse çdo javë, dhe anasjelltas për ekipet evropiane.

Lexo më tej: Video/ Cristiano Ronaldo i habit të gjithë: luan keq e në fund të ndeshjesh kapet me kameramanin

Megjithatë, pika kryesore është, siç u përmend, ajo e Fairplay-it financiar. Klubet arabe në pronësi të Fondit të Investimeve Publike (PIF) janë të lira të shpenzojnë çdo shumë dhe të ofrojnë çdo lloj rroge, gjë që nuk i lejohet askujt në Evropë. E komplikuar që UEFA të heqë FPF-në dhe e komplikuar që të zbatohet në federatën aziatike. Ideja hap skenarë për ndeshjet e ëndrrave, sfidat spektakolare mes skuadrave fenomenale e kështu me radhë. Sfida të tilla në Champions do të sillnin prestigj dhe publicitet në futbollin arab. Por që vështirë se do të gjejnë një përgjigje të vërtetë në fushë.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI