Flash

Manchester City-Sevilla për dominimin e kontinentit: Guardiola në kërkim të Superkupës së parë

Lapsi.al 16 August 2023
Manchester City-Sevilla për dominimin e kontinentit: Guardiola në

Manchester City i Pep Guardiola do të tentojë për herë të parë Superkupën e Europës. Por, për të rrëmbyer trofeun, Citizens duhet të mposhtë Sevilla, që kur luan në nivel ndërkombëtar bëhet një ekip i respektuar. Mjafton të përmendësh se tashmë andaluzianët e kanë këtë trofe në palmaresin e tyre (pesë finale, një sukses). Situatë ndryshe për anglezët, që për herë të parë futen në fushë për këtë objektiv.

Manchester vjen nga një sukses 3-0 në debutimin në Premier League kundër Burnley. Tekniku spanjoll humbi De Bruyne të dëmtuar, por kjo nuk e pengon ta nisë në rolin e favoritëve të mëdhenj. Vetëm se ishte kështu edhe para Community Shield kundër Arsenal dhe parashikimi u përmbys në fushë. Ndeshja Manchester City-Seville do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin Karaiskakis, duke nisur nga ora 21.

FAVORITËT DHE JO...

City, pa De Bruyne, do të vërë bast gjithçka mbi Erling Haaland si gjithmonë. Kjo pavarësisht se norvegjezi nuk ka shënuar ende një gol në finalet ku ka marrë pjesë skuadra e Guardiolës. A do të zhbllokohet sulmuesi në Pire? Është e mundur, për shkak të ligjit të numrave të mëdhenj. Pasi fitoi tripletën sezonin e kaluar (Premier, Fa Cup dhe Champions League), trajneri spanjoll dëshiron Superkupën e Evropës. Natyrisht, vendimtare mund të jetë edhe faza e mbrojtjes, të cilën City e përmirësoi me blerjen e Gvardiol. Qendërmbrojtësi u pagua rreth 90 milionë euro, shifër rekord absolut për një lojtar difensiv.

Lexo më tej: Manchester City, aksione financiare të kamufluara: akuza të reja nga UEFA për sponsorizime fiktive

Sevilla, e cila mundi Romën në finalen e Europa League me penallti pas barazimit 1-1 mes kohës së rregullt dhe shtesë, është forcuar në mesin e fushës. Blerja e Soë mund t'i japë një ndihmesë të madhe në ngritjen e një muri me zotërimin e topit obsesiv të imponuar nga trajneri Mendilibar. Në finalen e Karaiskakis, në rast barazimi në minutën e 90-të, do të ketë goditje direkte nga pika e bardhë, pa kohë shtesë, për të dorëzuar Superkupën.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI