Willkommen ??#ForzaInter #WelcomeMarko
— Inter (@Inter) August 16, 2023
ARNAUTOVIC: "KËTU PËR TË FITUAR"
Dhe fjalët e tij të para si zikaltër mbërritën në Inter TV: "Jam i gëzuar dhe i lumtur, është një nder i madh për mua të luaj përsëri për Inter. Trembëdhjetë vjet më parë isha më shumë tifoz sesa lojtar. Sot jam këtu për të ndihmuar ekipin të fitojë. Jam rritur, ai Marko ishte kokëfortë dhe nuk mendonte aq shumë për futbollin. Tani është ndryshe, jam i qetë dhe i rritur në moshë dhe karakter". "Unë jam i fortë fizikisht, kam ardhur këtu për të shënuar gola dhe di si ta bëj këtë. Pritshmëritë? Kam ardhur këtu për të fituar diçka sepse këtu duhet të fitosh. Unë jam këtu për të sjellë një trofe - vazhdoi ai -. Jam stërvitur menjëherë me shokët e tani fillon kampionati”.MESAZHI I ULTRASVE
“Mirë se erdhe përsëri në familje Marko, Veriu është me ty”. Kjo është pankarta me të cilën Curva Nord përshëndeti Arnautovic në Coni. Për austriakun, një jetë e dytë te Inter. Sulmuesi e kishte veshur tashmë këtë fanellë trembëdhjetë vjet më parë, në vitin e Tripletës, kur grumbulloi tre paraqitje dhe zero gola.