Flash

Guardiola nuk i gëzohet Superkupës, dëmtimet e shumta e bëjnë të apelojë: "Futbollistët të bëjnë grevë"

Lapsi.al 17 August 2023
Guardiola nuk i gëzohet Superkupës, dëmtimet e shumta e

Një tjetër trofe për Manchester City dhe teknikun Pep Guardiola, i cili arriti të imponohej ndaj Sevilla vetëm me penallti. Sidoqoftë, spanjolli arriti të sjellë në shtëpi Superkupën e Europës. Tekniku i Citizens megjithatë nuk e ka patur mendfen shumë te trofeu. Spanjolli është rikthyer të kritikojë ashpër ritmin që duhet të mbajnë lojtarët në këtë epokë të futbollit modern.

Guardiola dërgoi një mesazh me zë të lartë dhe të qartë: "Të bëjnë të shkosh në Azi, në Shtetet e Bashkuara, ndeshje shumë të forta, derbi, ndeshje të mëdha. Njerëzit rrëzohen dhe do të vazhdohet të gërmohet sepse shfaqja duhet të vazhdojë. E nëse nuk do të jetë Courtois, atëherë do të jetë një tjetër. Nëse Militao nuk është, atëherë do të ketë një tjetër. E nëse Kevin nuk është atje, atëherë do të jetë një tjetër".

Lexo më tej: Video/ City në majën e Europës: Haaland në finale nuk di të shënojë, Guardiola nderohet nga penalltitë

APELI I TEKNIKUT SPANJOLL

Natyrisht ai i referohet Kevin De Bruyne, i cili duhet të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi. E janë pikërisht dëmtimet që shqetësojnë teknikun Guardiola duke pasur parasysh programin e ngjeshur që çdo klub duhet të përballojë mes garave kombëtare dhe kontinentale. Duke menduar për një zgjidhje, trajneri katalanas shtoi: "Është një betejë e humbur, nëse lojtarët nuk ngrihen dhe thonë se nuk do të luajmë. Pjesa tjetër është një betejë e humbur, nuk mund të bëjmë asgjë. As takimet me UEFA-n, as me FIFA-n, nuk ka asgjë për të bërë. Gjithashtu tani ata po na shtojnë më shumë minuta, tani po luajnë 112, 111, 110 minuta dhe lojtarët do të jenë aty sepse neve na pëlqen". Përfundimi është i hidhur: "Nëse një lojtar nuk është aty, do të vijë një tjetër. A është i lodhur Guardiola? Do të vijë një tjetër".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI