Flash

Atanaskoski falet nga rregullorja, Zekic propozon Grezdën: Partizani drejt playoff në Conference League

Lapsi.al 17 August 2023
Atanaskoski falet nga rregullorja, Zekic propozon Grezdën: Partizani drejt

Ditë e të vërtetës. Mbrëmja më mirë, sepse Partizani do të zbresë në fushë në Elbasan Arena në orën 20.00. Të kuqtë do të luajnë kundër Valmieras, kthimin e raundit të tretë të Conference League vetëm një javë pas fitores 1-2 në transfertë. Zoran Zekic mund të marrë frymë lehtësisht, sepse në krahun e majtë mund të besojë përsëri te David Atanaskoski. Lojtari nuk është i skualifikuar dhe nga UEFA ka mbërritur konfirmimi.

NGATËRRESA E KARTONËVE

Atanaskoski mendohej se do të mungonte në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Valmiera. Maqedonasi ishte ndëshkuar gjatë ndeshjeve europiane me tre kartonë të verdhë. UEFA ka saktësuar se rregullorja për kartonët e verdhë ka ndryshuar. Maqedonasi është ndëshkuar në ndeshjen e kthimit të Champions ndaj BATE Borisov. Dy kartonë të tjerë të verdhë lojtari i ka marrë kundër Atletic Escaldes dhe Valmiera. Pezullimi do të kishte startuar vetëm nëse të tre penalitetet do të ishin marrë në të njëjtin kompeticion. Kështu, Atanaskoski do të jetë në fushë si titullar, duke kthyer sërisht në pankinë Buxhelajn.

MUNGESAT

Problemet kryesore për Partizanin mbeten në sulm. Për shkak dëmtimi do të mungojnë sulmuesit Christian Mba dhe Alfred Mensah. Aryset disiplinore (të pakonfirmuara nga klubi) përjashtojnë nga ndeshja brazilianin Victor Da Silva. Të dy mungesa të ditura dhe që nuk e kanë kapur të papërgatitur Zekic, për kthimin kundër Valmiera. Do të jetë i padisponueshëm edhe mbrojtësi Saliu Sembene, që ka humbur vendin e titullarit nga ardhja e kroatit Kocijan.

FORMACIONI

Sa i përket formacionit, dilema do të ketë deri në fund. Zekic nëse nuk do të ndryshojë Qirkon dhe Sotën, Kocijan e Atanaskoski, ngurron të provojë Hadrojin, nën pushtetin e merkatos. Kështu me shumë mundësi Zekolli do të luajë në të djathtë. Mesfusha ka Mehmetin e Rrapajn të palëvizshëm, ndërsa Magett kaq performuar shumë më mirë se Murataj në ndeshjet e fundit. Kapiteni megjithatë mund të preferohet për shkak të peshës që ka në skuadër. Për sulmin, Cara është i sigurtë, i mbështetur nga Taipi, ndërsa Grezda duhet ta luajë vendin e tij me Kekon, për të zëvendësuar Mba.

Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00. Partizani duket favorit falë fitores 1-2 në transfertë me përmbysje. Një situatë që i jep të kuqve komoditetin që të luajnë edhe për një barazim.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI