Merkato verore e Inter varet shumë nga e ardhmja e portierit Andre Onana. Kamerunasi, që mbërriti sezonin e kaluar me parametër zero, luajti në nivelin më të lartë në Serie A dhe në Champions League. Në këtë mënyrë ai ka shumë merkato që e përkthyer për bilancin e zikaltërve do të thotë një fitim i shkëlqyer kapital. Mundësia e një lamtumire është konkrete dhe drejtori i Inter, Piero Ausilio nuk e ka fshehur asnjëherë. Edhe pse ai ka konfirmuar mungesën, për momentin, e ofertave të kënaqshme, pra për të paktën 50 milionë euro. Megjithatë diçka duket se ka lëvizur. Ose të paktën ky është mesazhi i fshehtë që vetë Onana ka postuar në rrjetet sociale: “Çdo jetë ka një histori dhe çdo histori një fund. Mos u tall kurrë me askënd”.
Idhull i tifozëve në një kohë shumë të shkurtër dhe i aftë për të vendosur në pankinë kapitenin Handanovic, Onana është pranë lamtumirës. Nuk mungojnë admiruesit, në radhë të parë Manchester United i ten Hag. Holandezi ka punuar me Onana në kohën e Ajax dhe e njeh mire portierin. Megjithatë duhen të paktën 50 milionë euro për të zhbllokuar situatën.
Lexo më tej: Ten Hag insiston ta ketë Onana në fazën përgatitore: Manchester Utd gati të paguajë 60 milionë euro
Drejtori sportiv Ausilio u dha një ultimatum Red Devils: "Për momentin Onana është portieri i Inter. Ne do të vlerësojmë nëse do të ketë lëvizje në 15-20 ditët e ardhshme. Për momentin, nuk ka ardhur asnjë ofertë e kënaqshme." Për Onana, megjithatë, fati tashmë duket se është i shkruar dhe larg Milan: “Çdo histori ka një fund”, ka shkruar ai.
