Flash

Juventus nxiton për vendimin e UEFA-s: skualifikimi mund të shtyhet për sezonin 2024/2025

Lapsi.al 6 July 2023
Juventus nxiton për vendimin e UEFA-s: skualifikimi mund të shtyhet

Juventus nxiton për të marrë vendimin e UEFA-s. Teksa pret lëvizjet e para të drejtorit sportiv Giuntoli në merkato, bardhezinjtë dëshirojnë të kuptojnë fatin e tyre në Europë. Në lidhje me shkeljet e supozuara të buxheteve dhe settlement agreement institucioni që drejton futbollin nuk është shprehur ende. Dhoma e Kontrollit të Fair Play Financiar të UEFA-s duhet të vendosë së shpejti për këtë çështje e të përcaktojë një përjashtim të mundshëm nga kupat. Por kohët janë të shkurtra dhe për Juventus ekziston rreziku që skualifikimi i mundshëm të shtyhet në sezonin e ardhshëm. Kjo do të ketë pasoja më të mëdha ekonomike në rast të kualifikimit në Champions League 2024/2025. Një hipotezë që bardhezinjtë i frikësohen dhe duan ta shmangin. Në Vinovo preferojnë shumë që gjithçka të zgjidhet në kufijtë e sezonit 2023/2024, me përjashtimin e mundshëm nga Conference League, më pak fitimprurëse dhe e lakmuar.

Me të dhënat në dorë, Juve synon të ketë një përgjigje brenda shtatë deri në tetë ditë. Përndryshe, situata mund të bëhet shumë më e ndërlikuar. Dokumentet e dërguara nga drejtësia italiane në gjykatë tashmë janë përkthyer dhe analizuar nga kryetari i trupit gjykues Helmut Schwärzler. Tani gjithçka do të duhet të analizohet edhe nga gjyqtarët e tjerë përgjegjës (Presidenti Gulati, zëvendësi Bosniak, Beltran, Bolingbroke dhe Franck) përpara se të arrihej te vendimi. Nuk është një proces i lehtë për t'u përfunduar brenda një jave, por ende i mundur. Të paktën hipotetikisht. Mbi të gjitha sepse Juve duhet urgjentisht të dijë dhe të planifikojë të ardhmen. E vendimi i UEFA-s mund të ndikojë shumë në zgjedhjet e klubit.

Lexo më tej:Juventus-Uefa nisin të flasin, zbulohet pakti për paqen: duhet të heqë dorë nga Conference League

PASOJAT

Nëse vuajtja e dënimit të mundshëm do të arrinte brenda afateve të sezonit 2023/2024, bardhezinjtë në fakt duhej të hiqnin dorë vetëm nga Conference League. Në këtë mënyrë do të kufizohej dëmi. Ndryshe skualifikimi mund të shtyhet për sezonin në vijim, me dëme të rënda ekonomike. Në fakt, në fushë, Juve mund të kualifikohet për Champions 2024/2025, e para me një format të zgjeruar dhe të ardhurat më të larta komerciale ndonjëherë. Një dëm shumë i rëndë, që do të godiste arkat e Juventus dhe ndoshta edhe ambiciet e klubit për disa vite, në krahasim me klubet e tjera të mëdha që do të marrin pjesë në turne.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI