Ardhja e sulmuesit francez Christopher Nkunku, i paguar 60 milionë euro nga Leipzig, është vendosur një rekord nga Chelsea. Blues kanë thyer barrierën prej dy miliardë euro shpenzime në 10 vitet e fundit, duke u bërë klubi më harxhues në botë. Sipas vlerësimit të paktën 30 prej këtyre lojtarëve, të blerë në dekadë, kushtuan 30 milionë euro secili. Ndërsa 14 shkuan mbi 50. Një çmenduri edhe për të pasurit e Premier League.
Në renditjen speciale të klubeve që kanë shpenzuar më shumë që nga viti 2013, klubi londinez është në vendin e parë. Pas tyre është dyshja e Mançesterit, fillimisht City dhe më pas United. Dy klubet janë të ndarë vetëm nga një grusht milionësh.

Pas Barcelonës, të cilës iu desh të përballej me periudhën pas-Messit, gjendet Juventus. Mes skuadrave italiane, bardhezinjtë janë të parët në merkato me mbi një miliardë e gjysmë euro të shpenzuara.
Lexo më tej: UEFA “kundër” Chelsea: jo amortizimit të kostove, përtej 5 viteve
Edhe Interi e kalon një miliard euro, kështu që vetëm pak më poshtë, në raport me shumën e shpenzuar. Më pas vjen Roma, me 920 milionë euro, Milani dhe Napoli, i treti nga fundi në renditjen e 20 skuadrave më harxhuese, që këtë vit fitoi titullin e Serie A.

Chelsea është skuadra, ndër 20 që ka shpenzuar më së shumti edhe në një sezon të vetëm. Blues kanë regjistruar kulmin e blerjeve sezonin e kaluar me 611 milionë e gjysmë të shpenzuara. E tani kanë një drejtues të ri teknik, Mauricio Pochettino, i cili ka dhënë dritën e parë për largimin e 12 lojtarëve nga një skuadër që llogarit 34 elementë.