Flash

Bayern i pakënaqur, Hoeness sulmon De Laurentiis: "Kërkohen shifra jashtë logjikës për Osimhen"

Lapsi.al 6 July 2023
Bayern i pakënaqur, Hoeness sulmon De Laurentiis: "Kërkohen

"Me Osimhen mund të planifikojmë për gati 10 vjet. Pritshmëritë e e arkëtimit pastaj që ka klubi i tij, megjithatë, janë përtej çdo logjike. Bayern nuk kryen operacione të tilla", tha drejtuesi i Bayern Munich, Uli Hoeness. Në këtë pikë, bavarezët kanë dalë hapur në lidhje me interesimin për qendërsulmuesin nigerian. Bayern është në kërkim të një sulmuesi, pas lamtumirës së dhimbshme të Robert Leëandoëskit dhe emrat janë të shumtë.

Nuk është vetëm Osimhen, shumë i shtrenjtë sipas Hoeness, por mbi të gjithë Harry Kane. Megjithatë, negociatat me Tottenham janë shumë të komplikuara, sepse mënyra e veprimit të Bayern ka ndezur tërbimin e Daniel Levy. Numri 1 i Spurs është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mos e shitur te gjermanët, pavarësisht gatishmërisë së komunikuar nga lojtari. Tuchel, në fakt, i ka anashkaluar drejtuesit londinezë duke folur drejtpërdrejt me lojtarin, të cilin e takoi në banesën e tij.

KANE? NJË ÇMENDURI

Hoeness sidoqoftë ka patur dicka për të thënë edhe për operacionin Kane: "Ai është 29 vjeç dhe është një opsion i shtrenjtë. Por është e qartë se ai do të na ndihmonte menjëherë. Ai do të përshtatej shumë mirë me ne, do të ishte një garanci. Ai mund të shënojë me të djathtën, të majtën dhe me kokë, ai është i kompletuar. Një goditje si ajo e Kane do të na bënte të rrezikonim pak dhe do të na jepte mundësi të mëdha. Ai ka 10 vjet që është dëshmuar të jetë një sulmues i klasit botëror. Gjithashtu është i aftë për të shërbyer për shokët e tij të skuadrës. Mund të na sjellë cilësi dhe përvojë. Unë jam një nga nëntë anëtarët e bordit dhe nëse tetë të tjerët thonë se do të blihet, atëherë do të blihet. Kështu është në demokraci. Por unë thashë që për koston një lëvizje të tillë do të ishte e çmendur".

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI